Berisha kërkon ndëshkimin e subjekteve që derdhin ujrat e zeza në det

Tiranë, 13 gusht - Në mbledhjen e sotme të qeverisë shqiptare, kryeministri Sali Berisha kërkoi ndëshkim maksimal të subjekteve që bëjnë derdhjen e ujrave të zeza në det.
” Turizmi është shndërruar në degën kryesore të ekonomisë në Shqipëri. Nëse në 7 muaj pati 1 miliardë dollarë eksporte, të ardhurat nga turizmi janë ndjeshëm më të mëdha”, nënvizon kreu i qeverisë duke vlerësuar “përkushtimin serioz”, siç tha, të gjithë policisë kufitare, pushtetit vendor agjencive turistike për “këtë vërshim të paparë të turizmit", ka raportuar BalkanWeb.
Berisha vlerëson si një nga faktorët më pozitiv përmirësimin e infrastrukturës të zonave bregdetare.
“Vetëm në Qarkun e Vlorës janë ndërtuar ose janë në ndërtim mbi 2350 km rrugë kombëtare, rurale dhe dytësore. Nuk them se të gjitha janë në funksion të turizmit por 90 % të tyre janë të zonave turistike të këtij qarku”, sqaroi ai.
Sa i përket rrugës së Kombit Durrës- Kukës- Morinë, Berisha tha se 15 mijë qytetarë kanë kaluar tunelin e Kalimashit në 9 ditë.
Kryeministri kërkon ndëshkimin maksimal sipas ligjit të të gjithë subjekteve që bëjnë derdhjet e ujrave të zeza në det. “Duke e cilësuar si veprim të papërgjegjshëm” dhe “krim të rëndë kundër mjedisit”, Berisha përgëzoi ministritë për evidentimin e subjekteve që kanë shkelur ligjin dhe kërkoi ndaj tyre ndëshkimin maksimal
“Keni bërë mirë që keni evidentuar subjektet dhe i keni publikuar emrat në media. Nëse babëzia të shtyn në këtë verbëri edhe shteti i ligjit do të të ndëshkojë” – tha Berisha duke sqaruar situata e rënduar ekziston tek Shkëmbi i Kavajës e në Golem, por jo në Durrës ku ka kolektor të madh e të fuqishëm.