Meta quan "spekulim" ankesat për Withers

Tiranë, 13 gusht - Ministri i Jashtëm shqiptar Ilir Meta ka hedhur poshtë si "spekulim mediatik" njoftimet se ai i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) një letër ankuese ndaj ambasadorit amerikan në largim John Withers.
"Nuk ka asnjë letër zyrtare drejtuar cilitdo shtet jashtë ku të jemi ankuar për ndonjë ambasador apo diplomat këtu në Shqipëri", tha zoti Meta në një konferencë shtypi pas kthimit nga një turne në disa vende të Lindjes së Mesme, raporton BBC.
"Vlerësimet janë maksimale për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që është aleati ynë kryesor strategjik," tha zoti Meta.
"Marrëdhëniet kanë qenë, janë dhe do të jenë gjithnjë e më të shkëlqyera," tha ai duke shtuar se marrdhëniet e tij me ambasadorin Withers kanë qenë shumë të mira.
Për dy ditë me rradhë disa media shqiptare kanë dhënë fragmente të një mesazhi që, sipas tyre Washingtoni zyrtar i ka dërguar qeverisë shqiptare dhe në të cilën konfirmohet mbështetja për qëndrimet e ambasadorit Withers.
Sipas gazetave, kjo ishte një përgjigje që DASH i ka dërguar qeverisë shqiptare, në emër të së cilës, zoti Meta i ka drejtuar qeverisë amerikane një letër ku ankohej për ambasadorin amerikan.
Në letër, e cila sipas mediave mban firmën e ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështjet Evropiane, Philip Gordon, thuhej ndër të tjera se sekretarja amerikane e Shtetit dhe ai kishin besim të plotë tek ambasadori amerikan dhe puna që po bën ai për të çuar përpara marrëdhëniet me Shqipërinë.
Duke reaguar për këtë zhvillim, opozita shqiptare e cilësoi mesazhin e DASH-it dërguar qeverisë së Tiranës, si një paralajmërim për kryeministrin Sali Berisha për të mos vënë nën kontroll personal çdo qelizë të shtetit.
Ambasadori amerikan Withers ka folur herë pas here me nota kritike ndaj qeverisë shqiptare dhe shumicës aktuale duke e bërë gjithashtu përgjegjëse për krizën aktuale në Shqipëri.