Berisha kerkon nga Tokio mbeshtetje ekonomike
Kryeministri Berisha takoi dje ne Tokio Kryeministrin e Japonise, Yasua Fukuda. Ne kete takim, te quajtur si historik, per shkak se me pare nuk ka pasur nje takim te krereve te qeverive te dy vendeve, u bisedua per intensifikimin e marredhenieve mes Shqiperise dhe Japonise. Kryeministri Fukuda e siguroi Berishen se ndihma e qeverise japoneze do te jete e vazhdueshme, per te kontribuar ne suksesin e reformave te qeverise shqiptare. Ne kete kuader, Kryeministri japonez deklaroi se qeveria japoneze do te jape nje kredi te bute prej 12 miliarde jen per projektin e sistemit te kanalizimeve dhe perpunimit te ujerave te zeza ne Tirane, si dhe do te shqyrtoje mbeshtetjen e projekteve te tjera ne energjetike, arsim, ne fushe e minierave dhe ate te mjedisit. Diskutime ne kete takim pati edhe per ngritjen e nje ambasade japoneze ne Shqiperi. Kryeministri Berisha i kerkoi Kryeministrit Fukuda, qe Japonia te konsideroje hapjen e ambasades se saj ne Shqiperi si inkurajim per investitoret japoneze dhe per te lehtesuar edhe me tej mundesite e investimeve te tyre. Po keshtu ne takim u diskutua gjithashtu edhe per Kosoven dhe mundesite e angazhimit te Japonise ne Ballkanin perendimor, bashkepunimin per paqen dhe zhvillimin e rajonit. Po dje, Berisha zhvilloi nje takim edhe me Konsullin e Nderit te Japonise, Tobita Hidekazu. Kryeministri Berisha do te vazhdoje viziten e tij ne Japoni deri me date 8 shkurt dhe pritet te kete nje takim edhe me Perandorin japonez. Ne delegacionin shqiptare jane pjese ministri i Puneve te Jashtme, Lulzim Basha, ministri i Financave, Ridvan Bode, ministri i Ekonomise, Genc Ruli dhe zyrtare te larte te Kryeministrise.
F.Mejdini