E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetembytet e mitura, hetohet ne dy pista

Nje 14-vjecare nga fshati Stravaj, i rrethit te Librazhdit, ka tentuar dje te vetevaret me litar. E mitura S. Z., eshte duke luftuar mes jetes dhe vdekjes ne spitalin civil te Librazhdit, nderkohe qe policia ka shoqeruar babane e saj per ta marre ne pyetje. E mitura eshte gjetur nga familjaret e varur me litar ne ahurin e shtepise, por ende ne jete. Vajza eshte nisur me urgjence per ne spital. Sipas te dhenave te mjekeve, 14-vjecarja ndodhet ne gjendje shume te rende per jeten, per shkak se mbytja ka shkaktuar edeme pulmonare dhe asfiksi. Tentativa e vetevarjes ka demtuar rende vec mushkerise edhe qendrat jetesore te organizmit. Ende mbeten mister shkaqet e vetesakrifikimit ne kete fshat, nderkohe qe policia dyshon per nje grindje mes prinderve, qe ka cuar ne depresion dhe aktin e veteflijimit te mbetur ne tentative te se mitures. Ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili ka kryer ekzaminimet e nevojshme. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Elbasanit bejne te ditur se per momentin jane ngritur dy pista hetimi. Njera prej tyre eshte ajo e konfliktit mes vajzes dhe familjareve, cka mund te kete shtyre vajzen drejt gjestit ekstrem. Nderkohe po hetohet per lidhjet e vajzes jashte shtepise, duke mbledhur informacion per shoket dhe shoqet e saj. Per t

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›