E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha kontrollon INSTATOpozita voton kundra

Te tjera rreth shkrimit Ndryshimi i ligjit per statistikat Komisioni i Integrimit miratoi sot ndryshimet ne ligjin per statistikat zyrtare ku parashikohet qe Instituti i Statistikave te kaloi ne varesi te kryeministrit.

Kryeministria deklaroi se ndryshimet do te garantojne mbarevajtjen e ketij institucioni vecanerisht nga pikepamja administrative.

Nderkohe Deputet e opozites votuan kundra dhe kritikuan ashper kete vendim duke ngritur shqetesimin se kalimi i INSTAT-it ne duart e Kryeminsitrit do te cenonte besueshmerine e institucionit.

Deputeti i PS Taulant Balla ka kritikuar vendimin e komisionit ne rrejtin social Facebook duke argumentuar se Berisha ka nevoje per kontrollin e ketij institucioni per te fabrikuar shifra false mbi zhvillimin e vendit.

Ne Komisionin e Integrimit Europian diskutuam Projektligjin Per nje ndryshim ne ligjin Nr. 9180 date 5.2.2004 Per statistikat zyrtare. Ne kete projektligj me nje nen te vetem edhe INSTAT do kaloje ne varesine direkte te Kryeministrit. Une dhe koleget e mi te Partise Socialiste votuam kunder sepse kjo eshte nje perpjekje per ta vendosur edhe kete institucion nen thundren politike te Berishes. Pas miratimit te ketij projektligji Berisha dhe INSTAT nuk do thone me jemi te dytet ne bote pas Kines per rritjen ekonomike apo konkurojme me Gjermanine per zhvillimin ekonomik. Do ia kalojme edhe Kines edhe Gjermanise me shifrat qe do fabrikoje Saliu me INSTAT-in ne zyren e tij shprehet Balla ne Facebook. ah/shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›