Berisha krahason deputetet e PS-se me parlamentaret e Serbise
Kryeministri Sali Berisha gjate nje vizite disaoreshe ne vendlindjen e tij Tropoje ka inauguruar disa segmente rrugore dhe ka mbajtur i emocionuar fjalime patetike dhe ka sulmuar opoziten socialiste dhe vecanerisht Ramen per pengim te integrimit te vendit ne BE. Berisha ka udhetuar heret ne mengjes me makine nga tuneli i Kalimashit duke ndryshuar programin paraprak te shperndare nga zyra e qeverise nje dite me pare. Perkatesisht Berisha ka mberritur dy ore me shpejt se orari i parashikuar. Stacioni i udhetimit ne Tropoje ka qene pikerisht Paci rreth 25 km larg qytetit te Bajram Currit nga ku pas mitingut eshte rikthyer per te mbajtur nje tjeter ne Golaj te Hasit. Ne mitingun e Pacit mijera banore te rrethit te Tropojes e kane pritur duke shpalosur edhe posterat Mireserdhe vellai yne nderi i Tropojes dhe i Shqiperise. Faleminderit qe po nderton Tropojen dhe Shqiperine etj. Berisha eshte perzier me turmen duke u pershendetur me njerezit. Madje ai edhe pasi ka mbaruar fjalimin dhe ka hyre ne makine per tu larguar ka ndaluar per se dyti per te tokur duart me njerezit. Ne fjalimin e tij ai ka hedhur akuza kunder politikes qe sic tha po ndjek Edi Rama lideri i socialisteve. Deputetet e PS-se sipas Berishes kishin shansin te kontribuonin per integrimin e vendit ne BE por sic tha ai te nisur nga etja e Rames per karrige demtuan interesat e vendit. As ne Parlamentin serb qe eshte ne fundin e demokracise europiane nuk veprohet keshtu kunder interesave te popullit te vet sic kane vepruar deputetet socialiste nen drejtimin e Rames qe e penguan vendin te avanconte drejt BE-se tha Berisha. Ne kete kontekst ai Edi Rama e ka cilesuar si nje Don Kishot dhe pasardhes te Haxhi Qamilit dhe se ashtu si ky i fundit qe sic tha Berisha perfundoi ne koshin e historise vete ai pra Rama do te kete te njejtin fat. Berisha tha nder te tjera se Rama eshte nje mbetje politike te cilen qytetaret e Tiranes e nxoren ne pension tha Berisha duke iu referuar sic duket zgjedhjeve te fundit lokale.