E Shtunë, 31 Tetor 2026

Votat per Shehun mazhoranca e pasigurt

Fati i kandidatures se Presidentit te Republikes Bamir Topi per Kontrollin e Larte te Shtetit eshte ne duart e opozites se vendit dhe aleateve te Partise Demokratike. Pjesemarrja e opozites ne seancen kur pritet te kalohet emri i Sali Shehut per kryetar KLSH-je pritet ta komplikoje situaten per PD-ne nisur nga fakti se burimet theksojne se demokratet nuk do ta pranojne kete dekret te Presidentit. Situata vjen duke u komplikuar edhe nga fakti se pritet qe pak deputete te PD-se te votojne pro kandidatures se ish-kolegut te tyre Sali Shehut duke bere te mundur edhe kalimin e dekretit te Topit. Ne kushtet kur PD-ja nuk do te mundet dot ta mbaje grupin parlamentar te bashkuar per sa i perket kesaj kandidature atehere partise kryesore te mazhorances i duhet te negocioje me aleatet e saj. Nga ana tjeter sot perfundoi zyrtarisht dhe mandati i kryetarit te KLSH-se Robert ekut dhe ky afat pritet te imponojne pershpejtimin e procedurave per dekretin e kreut te shtetit.

Mazhoranca

Kandidimi i ish-deputetit te PD-se Sali Shehu per kryetar te KLSH-se pritet te beje qe disa deputete demokrate te votojne pro kesaj kandidature. Burime nga demokratet gjithsesi bejne te ditur se maksimumi i votave qe mund te kalojne ne favor te dekretit te Topit dhe emrit te Shehut mund te jete tre. Kjo pasi nje pjese e deputeteve demokrate pritet te konfirmohen me qendrimin zyrtar te grupit te PD-se qe pritet te jete refuzues ndaj kandidatures se Shehut. Nga ana tjeter aleatet e PD-se ende nuk kane marre nje vendim se si do te jete vota e tyre gjate votimit te dekretit te Presidentit per KLSH-ne. Te pyetur nga Shqip perfaqesues te partive aleate te PD-se si Levizja Socialiste per Integrim dhe Partia Drejtesi dhe Unitet deklaruan se ende nuk e kishin vendosur nese do te votonin pro ose kunder dekretit te Presidentit Topi. Por nese ata do te vendosnin te votonin pro kesaj kandidature te ardhur nga kreu i shtetit atehere shanset qe ai te miratohej do te ishin maksimale. Fillimi i javes se ardhshme do te jete dhe koha kur llogarite politike dhe numerike per Sali Shehun do te dalin ne drite.

Opozita

Te gjitha llogarite te cilat sjellin miratimin e Sali Shehut si kryetar te KLSH-se qendrojne ne rast se opozita merr pjese ne votim gjate seances plenare. Nje opozite prej 66 votash qe marrin pjese ne votim dhe votojne pro kandidatures se ardhur nga Topi ben qe cdo rrjedhje e vogel vote e mazhorances te rrise shanset maksimale per kalimin e Sali Shehut. Vendimi i PS-se per kete seance te pritshme pritet te ndermerret ne ditet ne vazhdim. Emri i Shehut pritet te votohet ne menyre te hapur nisur nga fakti se ndryshimet e fundit te Rregullores se Kuvendit e kane percaktuar nje procedure te tille. Ne ditet ne vazhdim kreu i shtetit pritet te coje drejt Kuvendit edhe dekretin e tij per guvernatorin e Bankes Qendrore pas skadimit te mandatit te drejtuesit aktual te ketij institucioni. Dekretet e Presidentit te Republikes nuk e kane pasur asnjehere rrugen e lehte per tu miratuar. Gjate viteve te fundit si rezultat i refuzimit te mazhorances parlamentare nje pjese e tyre nuk jane miratuar. Madje refuzimi i ketyre dekreteve ka sjell edhe carjen e miqesise mes kreut te shtetit dhe mazhorances aktuale. Tashme duket se konflikti mes shumices dhe kreut te shtetit ka arritur ne maja dhe per pasoje rruga e miratimit te dekreteve pritet te jete me e veshtire ndonese priten edhe te papritura.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›