E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha dhe Topalli bojkotojne ceremonine per ish-kreun e Kuvendit

Problemet Familja i kishte ftuar dy drejtuesit e PD-se

Mesohet se ne kete ceremoni familja Arbnori kishte ftuar qe te ishin te pranishem edhe Kryeministri Sali Berisha dhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Ftesa pjesemarrese ne kete event ishte perpiluar nga vete familja Arbnori dhe ne krye te listes padyshim qendronin dy drejtuesit kryesore te PD-se Berisha dhe Topalli te cilet kane qene edhe bashkepunetoret e tyre per nje kohe te gjate. Po nuk e nderoi qeveria nuk mund te rrinim pa e nderuar ne u shpreh ish-kryeministri Aleksander Meksi per gazeten Shqip. Pasi i dorezoi urdhrin e larte bashkeshortes se te ndjerit zonjes Suzana Arbnori pershendeti vajza e Pjeter Arbnorit Gjystina e cila ne emer te nenes vellait e familjareve te tjere shprehu falenderimet per kete vleresim te madh. Ne emer te familjes Arbnori deshiroj tJu falenderoj perzemersisht zoti President per urdhrin e larte qe e perkujtoni babane tone pas vdekjes.

Une dhe vellai im ndihemi me shume fat qe edhe pas pese vjeteve te ndarjes nga jeta te babait tone kemi te fresketa kujtimet me te bukura nga nje njeri qe vazhdon te gezoje respektin e te gjitheve per kontributin konkret qe dha per demokracine ne Shqiperi per mencurine maturine idealizmin dhe dashurine per vendin. Sic dihet e kane quajtur edhe Mandela i Ballkanit per shkak te karakterit te tij rezistent e gjithmone paqesor. Por per ne ka qene me shume se aq. Babai ka qene nje shkolle me vete me shume se nje prind. Ai ka qene nje shok qe gjente gjithmone kohen te na nxiste qe krahas te mesuarit ne shkolle te beheshim njerez me karakter e me personalitet te edukuar dhe te respektuar kudo. Ka qene e veshtire te kaloje adoleshencen pa pranine e tij por une dhe vellai im i jemi shume mirenjohes mamase sone Suzanes qe na ka mbeshtetur ne kete rrugetim jo dhe aq te lehte tha e bija e Arbnorit. Me tej ajo shtoi se emri i babait eshte nje pergjegjesi shume e madhe per ne nje detyrim per te vazhduar rrugen dhe filozofine e tij. Ky vleresim qe i jepet sot babait i shkon natyrisht edhe mamase sone qe ka ndare me te cdo moment te bukur dhe te veshtire ne karrieren e tij si politikan dhe shkrimtar deri ne momentet e fundit por dhe te gjithe shokeve miqve dhe dashamiresve te familjes sone qe kontribuojne duke mbajtur gjalle emrin e tij. Ata jane vertet te shumte ne numer dhe ne emer te te gjitheve une Ju them dhe njehere Faleminderit per kete dekorate. Ne fund ne nderim e respekt te vecante per figuren e politikanit dhe shkrimtarit Pjeter Arbnori aktorja e mirenjohur e teatrit Drita Pelingu recitoi vargjet e njohura te Lasgush Poradecit Kenge pleqerishte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›