E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha kritikon strukturën e re të Qeverisë Rama

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha komentoi me doza ironie strukturën e re të qeverisë Rama, të cilën kryeministri në detyrë e quan, qeveria “Piktori 1”. Përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Berisha akuzon Ramën se ka rritur me 30% shpenzimet për veten e saj. Strukturën e qeverisë së re, kryeministri në detyrë e cilëson si ndarje të tortës për orekse të sëmura.

Duke iu referuar ndarjes së ministrive, Berisha thekson se “shkenca për qeverine “Piktori 1″ nuk ekziston (e gjora mori malin!);, kushërira Koleka merr administratën në varësi, për hatër të kushëririt dhe 1 milion hektarë pyje mbeten jetim”

Mesazhi i plotë i Berishës në Facebook

Fillim i mbare për të luftuar krizën!

Rriten shpenzimet e qeverise për veten e saj me 30%!

Te dashur miq, risitë e para te qeverise “Piktori 1″ janë:

-rritet me 30% numri i anëtarëve te kabinetit;

-rriten me 30% shpenzimet e qeverise për veten e saj. Kështu mendon ai se luftohet me mire kriza?!

-shkenca për qeverinë “Piktori 1″ nuk ekziston (e gjora mori malin!);

-kushërira Koleka merr administratën ne varësi, për hatër të kushëririt;

-1 milion hektarë pyje mbeten jetim

Ndarje torte për orekse te sëmura. Hajde qeveri hajde!  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›