E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëdhëniet me Kosovën vendimtare për Serbinë

Nga Serbia, sipas të gjitha gjasave, pritet që Komisionit Europian t’ia dorëzojë planin aksional për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, e cila më kuadër të kreut 35 do të trajtohet nga fillimi deri në fund të negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE.

Duke u thirrur në burime diplomatike në Bruksel, gazeta serbe “Danas” shkruan se kjo do të mund të bëhet pasi nuk ekzistojnë arritjet juridike të BE-së për lëmin e potencuar, në bazë të të cilave do të zbatohej ekzaminimi i gjendjes“, transmeton Telegrafi.

Sipas burimeve të gazetës serbe KE do të ketë mundësi të ngrijë negociatat në qoftë se verifikohet se Beogradi po frenon procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën. Në KE thonë se, me përjashtim të kreut 35, korniza e negociatave me Serbinë do të jetë e njëjtë si në rastin e Malit të Zi./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›