Berisha-kryekomunarëve:Mblidhni taksat, regjistroni pronat
Kreu i qeverisë ka kërkuar nga kryekomunarët zbatim të drejtë të ligjit, mbledhje të taksave dhe përmbushje të përgjegjësive ndërsa ka garantuar se ata do të kenë të gjitha atributet ligjore për t’iu përgjigjur kërkesave të komuniteteve që ata drejtojnë. Duke folur në Asambenë Kombëtare të Komunave, kreu i qeverisë i ka kritikuar ata se nuk kanë regjistruar në kadastër pyjet të cilat e janë tranferuar nga qeveria si dhe nuk ka vjelur taksat.
“Edhe pse ju kemi tranferuar të gjitha pyjet ka një problem. Pyjet që kemi tranferuar nuk i rregjistroni në hipotekë. Kërkuat të heqim tarifat dhe ne ia hoqëm, ju nuk mund ta nënvlerësoni pasi kjo ka një rëndësi shumë të madhe. Projektin me arrorët po e spotojmë drejt jush dhe ju duhet të zotëroni me dokumentacionin më të saktë të gjithë territorin e komunës” ka theksuar Berisha ndërsa i ftoi ata të bëhen pjesë e privatizimeve të pyjeve.
Berisha ka bërë me dije se këto është miratuar ligjin që ju jep komunave ato kompetenca që më parë i ka pasur parlamenti. “Ju më shumë se kushdo tjetër mund të ndërmerrni politika zhvillimore në komunat tuaja, ju më mirë se kushdo tjetër duhet të ruani dhe mbroni territorin dhe mjedisin. Qeveria nuk dëshiron të proporcionojë gjërat me performancën fiskale, por kjo është kohë e vështirë dhe nuk ka asgjë më të rëndësishme se performanca fiskale për shtetin ligjor, lirinë e tregut”- tha shefi i qeverisë.
Sipas tij, nuk ka asnjë rrugë tjetër përvec decentralizimit të mëtejshëm fiskal. “Nëse ju doni të ushtroni pushtetin që meritoni në komunën tuaj, ju duhet të keni vëmendje absolute në performancën fiskale, realizimin e të ardhurave dhe kontrollin e shpenzimeve” shtoi Berisha.
Gjithashtu kryeministri Berisha ka deklaruar se një problem tjetër mbetet edhe ndotja e mjedisit. Sipas tij edhe pse janë bërë përpjekje për ta mbajtur pastër mjedisin ende kërkohet shumë punë nga drejtuesit e komunave. “Është në detryrën tuaj të bëni gjithçka për një mjedis të pastër në territorin tuaj. Të jeni të sigurtë që do t`ju mbështesim. Ne mund të bëjmë çdo gjë por nuk mund të garantojmë mbrojtjen e mjedisit të komunave tuaja nga plehrat, pasi kjo është puna juaj. Duhet të bëhet gjithçka për mjedisin pasi kjo na ndëmton në mënyrë të jashtëzakoshme” ka shtuar Berisha.