Berisha:Trajnim dhe reformim të thellë për mësuesit
Mësuesit duhet t`i nënshtrohen një procesi të thellë reformimi dhe trajnimi për të qëndruar në vendet e tyre të punës. Kryeministri Berisha deklaroi sot në mbledhjen e qeverisë se do të ketë një reformë në përgatitjen dhe trajnimin e mësuesve e cila do të ketë si qëllim rritjen e nivelit profesional të tyre ndërsa ka shtuar se cilësia në degët e mësimdhënies do të jetë në qendër të reformës në arsim.
“Qeveria do të gjejë të gjitha mënyrat për të vendosur në krye të projekteve të saj cilësinë e degëve të mësuesisë. Ne këtë vit duhet të ndërmarrin të gjitha vendimet në mënyrë që degët e mësuesisë të kenë cilësinë më të lartë. Është e domosdoshme të përshtasim kriteret dhe format më suksesshme, të zbatojmë praktikat europiane në përgatijen e mësuesve. Është e domosdoshme që rreth 40 mijë arsimtarë të vendit të kenë mundësisnë për kualifikimin dhe rikualifikimin e tyre. Nuk ka gjë më serioze në shoqëri sesa arsimi” ka theksuar Berisha.
Ai ka theksuar se duhet të vendosenm format më të përshtatshme të kualifikimit dhe formimit të arsimtarëve ndërsa I ka kërkuar minisrisë së arsimit hartimin e një plani veprimi për reformën në përgatijen e mësuesve.
Më tej kryeministri Berisha theksoi se arsimi ka qënë një nga përparësisë më madhore të qeverisë ndërsa shtoi se gjatë këtyre viteve janë dyfishuar rrogat e arsimtarëve. "Ne deklaruam vite më parë se reformën në arsim do ta fillojmë me mësuesin, krijimin e të gjitha kushteve që ai të përmbush misionin e tij, sepse mësuesi është misionar. Ndryshime të thella dhe rrënjësore janë bërë në sistemin arsimor. Janë bërë investime serioze që nga shtrirja e internetit në çdo shkollë dhe po ecin për të shtrirë internetin në çdo klasë. Janë ndërtuar dhe rindërtuar rreth 60 përqind e shkollave ekzistuese të vendit. Ndryshime rrënjësore janë bërë edhe me pasjisjen me bazën laboratorike në shkolla por përsëri në politikën tonë mësuesi mbetet në qendër të përpjekjeve tona” ka shtuar më tej Berisha.
vijon..