E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha kryeministrit francez Integrimi eshte objektivi yne madhor

Ne diten e fundit te vizites se tij ne France kryeministri Berisha eshte takuar me homologun e tij francez Francois Fillon duke e njohur ate me zhvillimet politike ne vend ndersa ka theksuar se pas dy vjetesh bllokimi i politikes nga opozita i cili demtoi interesat e vendit tashme situata politike dhe jeta parlamentare jane normalizuar dhe nje sere reformash me rendesi per procesin e integrimit europian perfshire ate zgjedhore dhe miratimin e ligjeve me shumice te cilesuar kane filluar te zbatohen. Kryeministri Berisha e njohu gjithashtu homologun francez me reformat e ndermarra nga qeveria shqiptare dhe rezultatet e tyre si dhe programin e investimeve qe ajo ka ndermarre me qellim modernizimin dhe zhvillimin e vendit. Ai e siguroi Kryeministrin Fillon se integrimi europian perben objektivin madhor te qeverise se tij dhe gatishmerine per te ndermarre te gjitha reformat dhe masat e nevojshme ne kete drejtim. Nga ana tjeter kryeministri francez Fillon i cilesoi marredheniet politike mes te dy vendeve si shume te mira ndersa shprehu interes per fushat e bashkepunimit me interes dypalesh. Te dy kryeministrat u ndalen tek energjia e rinovueshme projektet per transportin publik ne Tirane modernizimin e administrates publike projektet ne bujqesi dhe pastrimin e ujerave si fusha me interes per investime apo ku Franca mund te ofroje ekspertize dhe asistence. Ne takim u bisedua edhe per situaten ne veriun e Kosoves dhe ate ne rajon. Kryeministri Berisha theksoi se ruajtja e kufijve aktual dhe fokusimi tek integrimi europian jane vitale per paqen stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›