E Diel, 1 Nëntor 2026

Martinez-Topallit Shqiperia ka miq qe e mbeshtesin per ne BE

Zv.Presidenti i Parlamentit Evropian z.Miguel Angel Martinez gjate nje takimi me kryeparlamentaren Jozefina Topalli i percolli asaj nje mesazh duke i siguruar se Shqiperia ka shume miq qe je kuptojne e duan dhe e respektojne sepse e njohin dhe e mbeshtesin ne rrugen drejt anetaresimit ne Bashkimin Evropian. Nderkohe nga ana tjeter kryetarja e Kuvendit e falenderoi Zv.Presidentin e PE per mbeshtetjen ndaj Shqiperise dhe e informoi ate mbi hapat e fundit te ndermarra nga klasa politike shqiptare ne funksion te procesit te integrimit ndermarrjes se reformave dhe punes per ligjet qe kerkojne 3/5 e votave. Ne fjalen e saj Topalli informoi Martinez se dy vitet e fundit kane qene nje periudhe e veshtire pasi ne dy vite opozita bojkotoi Parlamentin dhe stopoi procesin e integrimit por tani ajo situate eshte tejkaluar deputetet socialiste jane rikthyer ne Parlament ne Komisionet Parlamentare eshte krijuar nje proces bashkepunimi per reformat e integrimit. Te gjitha forcat politike duhet te marrin pergjegjesite e tyre dhe te kene nje objektiv te perbashket Integrimin e Shqiperise ne BE Nga ana e tij zoti Martinez i cilesoi hapat fundit te ndermarra si sinjale pozitive qe i sherbejne rruges se integrimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›