Egjipt denohen me vdekje 21 tifoze per trazirat e janarit 2012
Gjykata e apelit ka konfirmuar dënimin me vdekje, me varje për 21 tifozët e përfshirë në trazirat e një viti më parë në stadiumin Port Said në Egjipt. Në atë ngjarje humbën jetën 74 persona. Ndërsa pesë persona të tjerë janë dënuar me burgim të përjetshëm. Gjykata ka dënuar gjithashtu edhe përgjegjësin për sigurinë në stadium me 15 vjet burg.
Për dhënien e vendimit, gjykata është mbledhur në Kajro për arsye sigurie meqënëse pas vendimeve të shkallës së parë, në janar, Port Said u kthye në një skenë dhune mes familjarëve të të akuzuarve dhe policisë. Përplasje që shkaktuan mbi 40 të vdekur.
Përballë intensifikimit të protestave, ushtria egjiptiane ka marrë masat për të mbajtur situatën nën kontroll në kryeqytet dhe për të garantuar sigurinë para selisë së qeverise dhe senatit.