E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvillohet sot tre ndeshje te Superliges

Superliga shqiptare e futbollit do të zhvillojë sot tre ndeshje të vlefshme për javën e 18-të.

Në orën 14:00 në fushë zbret Skënderbeu, që pas kualifikimit me pikë të plota në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë kërkon të japë një tjetër provë force në kampionat.

Korçarët luajnë me Tomorin, skuadër që në fazën e parë i bllokoi në barazim pa gola.

Ekipi i drejtuar nga Mirel Josa kërkon tri pikët për të rritur diferencën nga ndjekësit dhe për të hedhur një tjetër hap drejt titullit të tretë kampion radhazi.

Në të njëjtin orar zhvillohet edhe dy ndeshje të tjera. Luftëtari pret në Gjirokastër Apoloninë, në një duel direkt për mbijetesë, ndërsa në Krujë, Kastrioti luan me Shkumbinin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›