E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha leter partive per reformen zgjedhore

Partite parlamentare duhet te prezantohen me kryetaret respektive dhe nje ekspert. Ftohet edhe shoqeria civile


TIRAN- Kryeministri Berisha te avancuar dje me kerkesen e tij per reformen zgjedhore pa u bere me pare transparenca duke i derguar nga nje leter te gjitha partive politike. Ne kete leter Berisha kerkon pjesemarrjen e tyre ne tryezen e te premtes paradite.


Kreu i qeverise kerkon qe te nise menjehere reforma zgjedhore ne nje kohe kur opozita kerkon fuqimisht transparencen e zgjedhjeve te kaluara. Sipas opozites transparenca e zgjedhjeve do te beje te mundur qe gjate reformes zgjedhore te korrigjohen defektet e vena re ne zgjedhjet e kaluara.


Per shkak te rendesise se takimit kryeministri ka kerkuar pjesemarrjen e vete krereve te partive politike te shoqeruar nga nje ekspert.


Perfaqesimi i forcave politike per vete rendesine e ceshtjes duhet te jete ne nivel kryetari ose ne pamundesi objektive persona te autorizuar prej tij te shoqeruar nga nje ekspert. Baze per diskutimin do te jene rekomandimet e Raportit te fundit te OSBE-ODHIR-it te dates 14 shtator 2009 per Zgjedhjet e Pergjithshme Parlamentare - thuhet ne ftesen qe shefi i mazhorances i ka drejtuar kolegeve te tij.


Ne kete tryeze kryeminisi ka ftuar edhe organizatat shqiptare qe perfaqesojne Shoqerine Civile ne vend. Nder shoqatat qe do te ftohen per reformen zgjedhore jane Shoqata per Kulture Demokratike Agjencine per Administrimin e Zgjedhjeve ECA Organizaten KRIIK Albania Grupin Shqiptar te te Drejtave te Njeriut Komitetin Shqiptar te Helsinkit dhe Institutin Shqiptar per Zhvillimin e Sistemeve Zgjedhore.


Dy shoqatat ECA dhe KRIK ne zgjedhjet e fundit parlamentare kishin njerezit e tyre ne qendrat e numerimit te votave dhe dhane edhe rezultatet e para ndonese jo zyrtarisht.

Tryeza politike per reformen zgjedhore do te mbahet diten e premte me ora 11 ne ambientet e Kryesise se Kuvendit.


Partia Socialiste ka refuzuar pjesemarrjen ne takim. Ka qene vete kreu socialist i cili dy dite me pare deklaroi se pa transparencen e zgjedhjeve te kaluara parlamentare opozita nuk do te jape konsensusin e saj per asnje marreveshje duke perfshire edhe nisjen e reformes zgjedhore.


Shqiperise nuk i duhet nje tjeter Kod Zgjedhor i shkelur me te dyja kembet nga pushteti si ne zgjedhjet e shkuara po i duhet garancia se ne zgjedhjet e ardhshme Kodi Zgjedhor nuk do te shkelet.


Kete garanci nuk e jep nje tjeter ligj ne leter por vetem transparenca e kutive ku fshihen gjurmet e vjedhjes se kryer ne 28 qershor dhe ne jemi gati te ulemi per ta permiresuar edhe ligjin ekzistues se zgjedhjeve kur Sali Berisha te jete gati te hape rrugen e kesaj transparence - u shpreh Edi Rama.


Kerkesa e PD mbeshtetet vetem nga LSI


Levizja Socialiste per Integrim e cila eshte pjese e koalicionit qeverises me Partine Demokratike eshte deri me sot forca e pare dhe e vetme qe pranoi oferten e kryeministrit.


Sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama vleresoi ftesen e kreut te qeverise per te mbledhur ne nje tryeze kreret e forcave politike per te diskutuar per reformen e zgjedhore si nje domosdoshmeri per te reflektuar per zgjedhjet e kaluara.


Per LSI reforma zgjedhore mbetet nje ceshtje e rendesishme. shte nje mundesi qe cilido qe ka kontribute per te dhene te jete pjese apo te integrohet ne teresine e kesaj reforme sepse vetem keshtu ne do te bejme te mundur te tejkalojme edhe ato probleme qofshin reale apo qofshin te stisura te artikuluara prej subjekteve te ndryshme politike - deklaroi Rama.


Lidhur me refuzimin e pjesemarrjes ne takim te kryesocialistit Edi Rama per Sekretarin e Pergjithshem te LSI ky veprim eshte shenje e papergjegjshmerise politike.


Nderkohe asnje nga partite e tjera parlamentare nuk eshte shprehur nese do te marre pjese apo jo ne tryezen e ftuar nga Berisha. Nje gje te tille nuk e kane bere as republikanet aleatet e vjeter te PD-se. Luan Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›