Rama Do zbardhen akuzat e Priftit per kontrabanden
Kryeprokurorja e vendit tha dje se hetimi per naften Virgin do te vijoje deri ne zbardhjen e plote te aferes
TIRANE- Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama deklaroi dje se ish- Ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes Dritan Prifti i ka dorezuar organit te akuzes detaje te rendesishme ne lidhje me kontrabanden e naftes Virgin veprimtari te cilen ai e denoncoi edhe publikisht ne media.
Ish-ministri i ekonomise Dritan Prifti ka dhene detaje te vlefshme per hetimin mbi kontrabanden e naftes- deklaroi Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama e pyetur ne lidhje me deshmine e ish-ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes Dritan Prifti.
Ky i fundit qe prej gati nje muaji nuk kryen me funksionin e Ministrit te Ekonomise pas shkarkimit te tij pas perplasjeve brenda Levizjes Socialiste per Integrim duke qendruar vetem deputet i Kuvendit te Shqiperise si i pavarur.
Deklarimet e saj Ina Rama i dha gjate Konferences se Europes Juglindore Masat per mbrojtjen e Euros nga falsifikimet me perfaqesues nga 20 vende te ndryshme te ketij rajoni.
Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama nuk pranoi te jepte detaje po ndonje deklarim mbi perfshirjen e zyrtarev te larte te shtetit apo te Policise ne kete linje te kontrabandes se naftes te prodhuar nga ARMO.
Kryeprokurorja tha se hetimi ne lidhje me perfshirjen e ketyre personave ne kete linje kontrabande eshte ne vijim dhe ne baze te veprimeve qe do te kryhen dhe informacioneve qe do te gjenden pritet vertetimi i vepres penale apo jo.
Me tej drejtuesja e organit te akuzes ne vend tha Se shpejti Prokuroria do te beje publike edhe rezultatet e hetimeve te tjera te nisura me iniciative ndermjet paleve politike ne vend. Nje dite me pare hetuesit thirren ne prokurori per te dhene deshmine e tij ne hetimin e kontrabandes biznesmenin Rezart Taci.
Gjate deklarimit te tij Taci tha se kompania e tij nuk ishte e perfshire ne historine e kontrabandes se naftes Virgin per te cilen ish- ministri Prifti kishte hedhur akuza edhe ndaj zv/drejtorit te Pergjithshem te Policise Argon Kulicaj.
Taci pretendoi se kompania e tij nuk kishte pergjegjesi se cfare ndodhte me produktin e shitur prej saj pasi ajo kishte kaluar ambientet ARMO-s duke iu shitur te treteve. Nderkaq pritet qe Kulicaj te thirret gjithashtu nga hetuesit ne prokurori per te marre versionin e tij pas akuzave te ngritura nga deputeti Prifti i cili tashme ka braktisur kampin e mazhorances duke u renditur si i pavarur.
Ish-ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes Dritan Prifti deshmoi javen e jkaluar perpara hetuesve te njesise Task- Force si person i cili kishte dijeni mbi rrethanat e hetimit ne lidhje me kontrabanden e naftes.
Prifti ne deklarimet e tij publike akuzoi zv/ drejtorin e Policise Kulicaj se ka pasur ndikimin e tij ne lejimin e boteve me nafte te pa perpunuar te hihedhin ne tregun shqiptar me dokumentacion fals si te ishte nafte importi.
Disa muaj me pare inspektore te karburanteve bllokuan disa autobote me nafte te dyshuara si prodhim vendes ndersa policia nderhyri duke liruar automjetet.
Nafta mbushej ne cisternat e ARMO-s dhe per te pergatiteshin dokumente sikur ajo do te shitej dhe transportohej jashte vendit per perpunimin e metejshem te saj. Nderkaq nga ana tjeter dyshohet se per kete prodhim ishin pergatitur edhe dokumente te tjera sikur ajo ishte e nje cilesie te larte dhe ishte perpunuar me cilesi te larte.
Rama Falsifikimi i euros po aq i rrezikshem sa krimet e renda
Ina Rama deklaroi dje se falsifikimi i euros eshte nje fenomen i rrezikshem ndersa nuk hezitoi te hiqte paralele mes fenomenit te falsifikimit te parave dhe vecanerisht euros me krimet e renda te kryera nga kriminelet.
Deklarimin e mesiperm kryeprokurorja Rama e dha ne Konferencen e vendeve te Europes Juglindore Masat per mbrojtjen e Euros nga falsifikimet. Ajo cilesoi prioritet te hetimit te Prokurorise Shqiptare hetimin e fenomenit te falsifikimit te kartmonedhave duke nenvizuar rrezikshmerine qe paraqet fenomeni sipas saj.
Prokurorja e Pergjithshme tha se Shqiperia eshte vend ne te cilin perdorimi i euros ka gjetur vend te gjere dhe mundesia per falsifikimin e saj rritet.
Bavaria organizon konferencen kunder falsifikimit te euros
Prokuroria e Pergjithshme ne bashkepunim me Ministrine e Brendshme dhe me Byrone e Hetimit te shtetit te Bavarise po organizojne konferencen me teme Masat qe duhen marre per te mbrojtur Euron nga falsifikimet.
Pjesemarrja ne kete konference e rreth 100 perfaqesuesve nga 20 shtete te cilet perfaqesojne gjyqesorin policine dhe Bankat Qendrore tregon per rendesine e madhe qe ka mbrojtja e Euros nga falsifikimet per te gjithe ne. Zhvillimet ekonomike globalizmi dhe tregtia e lire e bejne gjithnje e me te nevojshme perdorimin ne shkalle nderkombetare te monedhes se Euros.
Euro eshte nje monedhe e perdorshme si mjet pagese dhe qarkullon jo vetem ne shtetet qe e kane njohur ate si monedhe zyrtare por dhe ne shume shtete te tjera perfshire dhe vendet e rajonit tone. Shqiperia nuk ben perjashtim nga ky lloj zhvillimi per shume arsye.
Shqiperia eshte nje vend gjeografikisht i vendosur ne Europe ndermjet shteteve qe kane njohur dhe perdorin si monedhe zyrtare Euron Njekohesisht pjesen me te madhe te shkembimeve tregtare Shqiperia e zhvillon me shtete qe kane euron si monedhe zyrtare - thuhet ne deklaraten e shtypit te Prokurorise.
Basha Duhet te rrisim goditjen ndaj fenomenit
Ministri i Brendshem Lulzim Basha tha dje se do te shtoheshin masat per indentifikimin dhe goditjen e autoreve te veprave penale ne kete fushe. Basha parashtroi masat e Policise se Shtetit per te luftuar kete fenomen duke permendur ketu ngritjen e disa strukturave perkatese.
Ne fakt struktura e hetimit te falsifikimit te parave dhe dokumenteve ka shume vite qe funksionon ne varesi te hetimit te krimit Ekonomik dhe Financiar. Ndersa vitin e fundit eshte shtuar Sektori i Hetimit te Aseteve kriminale.
Ministri i Brendshem Basha tha se gjate 9 muajve te ketij viti jane sekuestruar euro te falsifikuara ne nje vlere te barabarte me ate te sekuestruar gjate pese viteve paraardhese. Hetimet dhe analiza e rasteve te evidentuara per falsifikim te monedhes se perbashket europiane provojne se deri me sot ne Shqiperi nuk eshte identifikuar asnje rast i prodhimit apo fabrikimit te eurove false.
Gjithashtu sipas te dhenave policore e hetimeve te kryera eurot e falsifikuara kane hyre ne vendin tone kryesisht nga kufijte lindore ndersa pjesetaret e grupeve kriminale kane qene shtetas shqiptare malazez kosovare e maqedonas- ka thene ministri i Brendshem.