E Diel, 1 Nëntor 2026

Pellumbi Takimi Nano-Meta levizje ne sherbim te Berishes

Profesori i Partise Socialiste Servet Pellumbi komenton per gazeten Shekulli takimin e pak diteve me pare te dy ish-kryeministrave socialiste


Ajo dreke shtate oreshe ne nje lokal te boshatisur ishte per ti dhene mundesine Nanos te deklaroje se eshte ai qe ka ne dore fatin e qeverise aktuale


TIRAN - Takimi i ish-kryetarit te Partise Socialiste Fatos Nano dhe kryetarit te Levizjes Socialiste per Integrim eshte nje edicion i takimeve qe kane bere edhe perpara ne sherbim te Berishes.


Ky eshte vleresimi i bere dje nga profesori i Partise Socialiste Servet Pellumbi per takimin me te fundit per dy ish-kryeministrat e qeverise socialiste. Ne nje prononcim te dhene per gazeten Shekulli nje nga themeluesit e Partise Socialiste ka kritikuar takimin e zhvilluar midis Fatos Nano dhe Ilir Metes.


I pyetur se si e vlereson kete takim ndersa ish-kryetari i PS-se eshte shprehur se do te kete surpriza Pellumbi thote se nuk ka asgje te re ne te gjithe kete ngjarje. Une e shoh si nje levizje qe ska asgje te re eshte nje perseritje e levizjeve te meparshme ne sherbim te Berishes. Figura te tilla si Nano nuk kane cfare ti japin me politikes shqiptare - u shpreh Pellumbi.


Vetem pak dite me pare kohen ne te cilen u zhvillua takimi maratone midis dy ish-eksponenteve te Partise Socialiste gazeta Shekulli publikoi paktin e arritur midis tyre ku permes bashkimit te tyre edhe ne funksion te zgjedhjeve te ardhshme vendore te kerkojne dobesimin e kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama.


I pyetur nese e ardhja e ish-kryesocialistit ne skenen politike shqiptare do ta demtojme Partine Socialiste Pellumbi thote se Nano mund te matet me hijen e mengjesit por tani eshte fare pa ngjyra.


Ajo dreke shtate oreshe ne nje lokal te boshatisur ishte per ti dhene mundesine Nanos te deklaroje se eshte ai qe ka ne dore fatin e qeverise aktuale. Nderkohe Meta i ulur ne sediljen e shoqeruesit u thote gazetareve Ju nuk e kuptoni dot thellesine e batutave te Nanos - komentoi deklaratat e bera pas takimit profesori i Partise Socialiste.


Nje tjeter kritike e themeluesit te Partise Socialiste eshte bere ne drejtim te kryeartit te Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta njeheresh minister i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes si edhe zevendeskryeminister.


I pyetur se si e vlereson sjelljen e Ilir Metes ne politiken shqiptare ish-kryetari i Kuvendit te Shqiperise vleresoi se kryetari i LSI-se eshte nje kopje e Berishes. Sjellja e Metes nuk ka asgje te vecante nga sjellja e Berishes eshte nje kopjo e Berishes. Ilir Meta eshte nje kopje ne permasa lilipute te Berishes dhe te Nanos - tha Servet Pellumbi.


I njohur per vleresimet e tij themeluesi i Partise Socialiste eshte gjithnje i pranishem ne opinionin publik me vleresimet dhe keshillat e tij per klasen politike shqiptare. Takimi midis ish-kryetarit te Partise Socialiste Fatos Nano dhe kryetarit te Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta nuk ishte edhe shume i papritur per publikun.


Kjo pasi te dy ish-kryeministrat e qeverise socialiste ne daljet publike kane treguar se marredheniet midis tyre vijne gjithmone duke u permiresuar.


Vleresimi


Nano mund te mund te matet me hijen e mengjesit por tani eshte fare pa ngjyra. Ajo dreke shtate oreshe ne nje lokal te boshatisur ishte per ti dhene mundesine Nanos te deklaroje se eshte ai qe ka ne dore fatin e qeverise aktuale. Nderkohe Meta i ulur ne sediljen e shoqeruesit u thote gazetareve Ju nuk e kuptoni dot thellesine e batutave te Nanos.


Takimi

Une e shoh si nje levizje qe ska asgje te re eshte nje perseritje e levizjeve te meparshme ne sherbim te Berishes. Figura te tilla si Nano nuk kane cfare ti japin me politikes shqiptare. Sjellja e Metes nuk ka asgje te vecante nga sjellja e Berishes eshte nje kopjo e Berishes. Ilir Meta eshte nje kopje ne permasa lilipute te Berishes dhe te Nanos.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›