E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, ligjëratë në Strasburg për vlerat globale të demokracisë dhe realitetet rajonale

08-10-2012 / Gazeta 55

Kreu i qeverisë shqiptare do mbajë një ligjëratë në sesionin që zhvillon punimet sot, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Në forumin më të rëndësishëm të Strasburgut, kryeministri Berisha do mbajë ligjëratën “A kanë nevojë tregjet për demokracinë dhe anasjelltas?”

Ndryshimet madhore të vendit, konsolidimi i demokracisë, i tregut të lirë dhe zhvillimi ekonomik, të cilat kanë në bazë të tyre lirinë do të jenë në qendër që fjalës që do të mbajë sot Kryeministri Sali Berisha, në Forumin Ndërkombëtar për Demokracinë që zhvillohet nga Këshilli i Evropës. Kështu, Kryeministri Berisha ndodhet në Strasburg, ku do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Demokracinë, që zhvillohet nga Këshilli i Evropës. Ky Forum, i cili zhvillohet në periudhën 5-11 tetor, do të trajtojë një seri temash mbi demokracinë dhe të ardhmen e saj si “Modelet e vjetra dhe realitetet e reja”, “Të rinjtë dhe demokracia”’, “Demokracia gjithëpërfshirëse”, “Vlerat Universale, Sfidat Globale dhe Realitetet Rajonale”.
Në këtë Forum do të marrë pjesë edhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Ndërkohë në këtë Forum marrin pjesë personalitete të shquara të politikës, ekonomisë, shoqërisë civile, drejtësisë etj nga Evropa dhe mbarë bota si Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të KiE-së Jean-Claude Mignon, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës Thorbjørn Jagland, President i Parlamentit Evropian Martin Schultz, Ministri i Financave të Gjermanisë Wolfgang Achauble, etj.
Kryeministri Berisha, në emër të Presidencës shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës do t’i drejtohet Forumit me një fjalë, në sesionin e ditës së sotme me temë “A kanë nevojë tregjet për demokracinë dhe anasjelltas?”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›