“Berisha luajti me emrin e me autoritetin e SHBA”
Akuzat te forta ne drejtim te kreut te qeverise Berisha kane ardhur nga LSI. Sekretari i pergjithshem, Petrit Vasili, ka akuzuar kryeministrin se jo vetem nuk ka mbajtur premtimet, por eshte dhe shkaktari kryesor per keto deshtime ne qeverisje. “Sali Berisha me te njejten papergjegjshmeri si ne vitet 1996-1997 eshte hedhur ne sulm edhe ndaj aleateve strategjike, duke mohuar publikisht shqetesimet ne rritje te diplomacise amerikane lidhur me gjendjen e rende, ku eshte futur demokracia dhe drejtimi i shtetit ne Shqiperi, shqetesime qe jane konfirmuar perseri nga Ambasada Amerikane. Ne shtrojme pyetjen a eshte i denje ky Kryeminister demagog dhe qe ka kurajen te luaje edhe me emrin e autoritetin e SHBA qe te drejtoje me vendin”, tha Vasili. Nderkohe e akuzon se ka marre kompetenca e Presidentit per daten e zgjedhjeve.