E Diel, 1 Nëntor 2026

Leskaj: Kryeministri nuk e percakton daten e zgjedhjeve, Kodi ne shtator

ELBASAN- Socialistet kunder kryetarit te mazhorancxes ne lidhje me deklaraten e tij se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do te zhvillohen ne qershor te vitit 2009 dhe se qeveria nuk mund t’i shtyje ato. Ka qene nenkryetarja e Grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj ajo qe deklaroi dje qe nga Elbasani se Kryeministri nuk mund te percaktoje dot daten e zgjedhjeve. “Data e zgjedhjeve nuk kondicionohet nga Kryeministri. Ne asnje vend demokratik nuk ndodh keshtu”, ka qene deklarata e Leskajt. Nderkohe qe ajo nuk ka ngurruar te shprehet se socialistet jane me se te vendosur per te respektuar te gjithe hapat per reformen zgjedhore, e cila sipas saj pritet qe te perfundoje brenda shtatorit, per te dhene nje ligj zgjedhor qe do te garantonte zgjedhje te drejta dhe te pakontestueshme. “Persa i perket Kodit Zgjedhor mendoj se shtatori eshte afati i fundit”, ka deklaruar dje kryetarja e Grupit parlamentar te PS, ne lidhje me reformen zgjedhore. Leskaj u shpreh njeheresh se Partia Socialiste eshte mjaft e angazhuar per perfundimin ne kohe te Kodit Zgjedhor, nje kerkese kjo e bere edhe nga institucionet monitoruese nderkombetare, vecanerisht nga OSBE dhe nga Komisioni Evropian, nepermjet perfaqesive te tyre ketu ne Shqiperi. “Ne si PS jemi teresisht te angazhuar dhe per kete ceshtje kemi vene ne dispozicion eksperte dhe konsulencen e nevojshme”, tha Leskaj. Keto deklarata, Leskaj i ka bere ne festen popullore te Byshekut, 6 kilometra larg Elbasanit, ne te cilen kane marre pjese qindra banore nga Elbasani dhe zona e Shpatit. Sipas tradites ajo zhvillohet te shtunen e trete te muajit gusht. Me kete rast komuna Shushice kishte marre te gjitha masat per mbarevajtjen e festes. Kryetari i komunes Lutfi Lala uroi mireseardhjen te pranishmeve. Mes te tjerash ai u shpreh se festa e Byshekut ka si synim te ruaje traditen e hershme te zones dhe te zhvilloje turizmin ne keto ane. Ndersa deputetja Leskaj tha se festa te tilla jane te vecanta dhe se bejne pjese ne trashegimine kulturore shqiptare.

F. Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›