PSD: Gerdeci, qeveria te kishte parandaluar krimin
Deputetja e PSD, Diana Culi, u shpreh dje ne nje konference per shtyp se qeverisja e drejtuar nga te djathtet duhej te kishte parandaluar tragjedine e Gerdecit. “Kjo periudhe per fat te keq te shqiptareve do te mbahet mend, si periudha e Gerdecit, ngjarja e cila duhet te ishte parandaluar nga vete qeveria qe e firmosi Gerdecin”, ka qene deklarata e deputetes socialdemokrate ne nje konference per mediat. Culi ka vijuar me tej duke deklaruar se, “keto 7 muaj qeverisje nuk jane 7 muaj suksesesh por 7 muaj deshtimesh, qe kane perfunduar kete vere me kufizime te energjise elektrike dhe te ujit te pijshem”. Nderkohe qe ajo nuk ka munguar te shprehet edhe njehere se kjo qeveri, mban tere pergjegjesine ne lidhje me deshtimet e njepasnjeshme ne ekonomi, diplomaci, duke rrezikuar seriozisht integrimin e vendit.