Berisha mban fjalen sot hiqen vizat per shqiptaret
Reformat e qeverise Berisha kane bere te mundur qe te kapercehen pengesat e perditshme te nje opozite qe spushon se punuari per izolimin e vendit dhe sot u garantojne shqiptareve permbushjen e aspirates per te udhetuar pa viza si te gjithe evropianet. Kryeministri ne Postribe Shqiptaret e dine mire se sa punuam per levizjen e lire e sa u mundua opozita ta pengoje kete proces
Keshilli i Ministrave te Brendshem te Bashkimit Europian do te marre sot vendimin historik mbi heqjen e regjimit te vizave per udhetimin jashte vendit te shtetasve shqiptare. Vendimi i sotshem eshte edhe nje permbushje e premtimit te Kryeministrit Sali Berisha per heqjen e vizave dhe mundesimin e levizjes se lire per shqiptaret brenda vitit te pare te mandatit te dyte qeverises.
Ne me se 4 vjet perpjekje te qeverise shqiptare eshte e drejte e ligjshme e cdo shqiptari qe sot ne kulmimin e ketyre perpjekjeve te ndjehet krenar i vleresuar dhe i barabarte me cdo qytetar te Bashkimit Europian. Kushdo qe mendon dhe guxon te shprehet ndryshe qofte ky Edi Rama kryetar i PS-se apo edhe zaret e tij deputet apo jo duke tentuar te zhvleresojne meriten e qeverise jane asgje me shume se fatkeq e mjerane qe sot kane edhe ata kulmin por kulmin e vjeljes se deshtimit te tyre ne vjellje-vrerin me se kater vjecar ndaj ketij procesi.
Perpos ketij vendimi te sotshem sufleri Edi Rama dhe tellallet e tij me mandate apo jo deputeti prej me se kater vjetesh ne tentativen e tyre per te sfumuar shkelqimin e dites se sotme cnuk kane bere per ti futur shkopinj nen rrota ketij procesi te pandalshem. Pasi nuk reshten se bere rolin e qaramanit qe ju qante hallin shtetasve shqiptare per 1200 lekeshin e cmimit te kartes se identitetit i vete-eklipsuar nga suksesi qe nuk po vononte te trokiste ne porten e shqiptareve sajoi shpifjen e radhes duke tentuar te vere ne dyshim sigurine e dokumenteve te identitetit dhe biometrike pse Gramoz Rucit i kishte vajtur mendja qe ne kancelarine e pare qe i kishte dale perpara te printonte ndoca karta identitetit duke i shitur me pas por qe nuk ia bleu asnje si false.
Ngujimi i pretenduar i urise mes eres se urines dhe te qofteve ne bulevardin kryesor te kryeqytetit ishte kulmi perpjekjeve prej deshtaku per te frenuar kete proces. Ato qe rrodhen me pas sajesa mediatike per kushtezimet qe nderkombetaret i kishin bere gjasme liberalizimit te vizave me hapje kutish apo zgjidhjen e konfliktit politik sot me shume se kurre ngjasojne me kuisje deshtakesh qe vec nje shije te hidhur per qellimin e atyre qe i sajonin merret vesh se nuk paten as ndikimin me te vogel te pretenduar.
Fillimi i perpjekjeve te qeverise shqiptare ne 12 qershor 2006 kur ne Luksemburg ne Keshillin e Ceshtjeve te Pergjithshme dhe Marredhenieve me Jashte u nenshkruat Marreveshja e Stabilizim-Asociimit ishte sipari qe sot kurorezohet.
Qe nga ajo dite mes perpjekjeve te vazhdueshme te qeverise per te permbushur kushtet nga njera ane dhe shkopinjve nen rrota qe Edi Rama dhe tellalleve te tij mundoheshin nga ana tjeter ti fusnin procesit kane rrjedhur shume ujera. Me ketyre perpjekjeve ne dy ane te se njejtes llogore gjithsesi nuk kane munguar vleresimet e Parlamentit Europian i cili ne 6 shtator te vitit 2006 votonte pro rezolutes per ratifikimin e Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit rezolute e cila i hapi rruge ratifikimit te MSA-se nga 27 vendet anetare te BE-se.
Fillimi i negociatave mes Shqiperise dhe BE-se dhe mbyllja e tyre ne 10 prill 2007 me nje marreveshje per lehtesimin e vizave ishte suksesi i radhes qe paralajmeronte levizjen e lire pa viza. Mbyllja e ketyre negociatave u pasua me nje sere marreveshjesh per liberalizimin e vizave apo ripranimin.
Me pas fillon periudha intensive e proves per qeverine shqiptare. Dorezimi ne 3 qershor 2008 i Udherrefyesit per Shqiperine nga ana e Komisionit Europian do te thoshte se dite intensive te punes per permbushjen e te gjitha detyrimeve nga ana e qeverise shqiptare kishin filluar.
Permbushja e detyrimeve nga ana e qeverise shqiptare dhe dorezimi pergjigjeve te Udherrefyesit beri qe pas vleresimit nga Misioni Monitorues i Komisionit Europian ne 2 shtator 2010 Komiteti per Ceshtjet e Brendshme LIBE ne Parlamentin Evropian konkludon se Shqiperia permbushur kriteret per liberalizimin e vizave.
Procesi i heqjes se vizave tashme ndodhej ne finishin e tij.
Parlamenti Evropian i dha driten e tij jeshile per ndryshimet ne lidhje me Shqiperine dhe Bosnje e Hercegovine me 7 tetor 2010.
Sipas vleresimeve te Parlamentit Europian behet e qarte se vendimi per qasje te lire pa viza ne zonen Shengen per qytetaret shqiptare perkunder pretendimeve te Edi Rames dhe vartesve te tij me mandate apo jo deputeti eshte te bazuara mbi progresin e bere nga Shqiperi ne zbatimin e reformave te medha ne fusha te tilla si forcimin e shtetit te se drejtes luften kunder krimit te organizuar korrupsionit dhe migracionit te paligjshem permiresimin e kapaciteteve te tyre administrative ne kontrollin kufitar dhe sigurine e dokumenteve.
Certifikimi i permbushjes se ketyre kushteve mbyll tiparin sot me vendimin e Keshillit te Ministrave te Brendshem te Bashkimit Europian per heqjen e regjimit te vizave per shtetasit shqiptare. Ky vendim ndersa nga njera ane perkon me aprovimin e vendimit te Parlamentit te Bashkimit Europian per ndryshimin e Rregullores e cila parashikonte listen e vendeve shtetasit e te cileve duhet te ishin ne posedim te nje vize kur kalonin kufijte e jashtem te Bashkimit Europian nga ana tjeter perkon edhe me daten e paralajmeruar nga Edi Rama per celjen pas disa shtyrjesh te sezonit te ri te protestave... sepse ora e tij ka ngelur te kutite...
BE certifikon progresin mese 4-vjecar te qeverise Berisha shqiptaret pa viza
Sot Keshilli i Ministrave te Brendshem dhe te Drejtesise ne Bashkimin Evropian do miratojne heqjen e vizave per shqiptaret dhe boshnjaket duke mundesuar keshtu levizjen e lire drejt vendeve te bllokut 27 anetaresh. Pas ketij vendimi i cili do te duhet te botohet me se pari ne fletoren zyrtare te Bashkimit Europian dhe publikimi i saj hapet mundesia e levizjes se lire te shqiptareve ne Europe.
Vendet e Bashkimit Europian te cilat bejne pjese ne zonen Schengen kane marre siguri nga Komisioni Europian se Brukseli do te vazhdoje te monitoroje nga afer situaten ne keto vende qe perfitojne nga heqja e vizave. Liria me viza do te jete per 3 muaj me pas per shtetasit qe shkelin rregullat do te kete penalizime. Por porsa i takon vizave per qendrim studime dhe jetese ne vendet Schengen duhet domosdo qe shtetasit shqiptare te pajisen me pare me leje qendrimi ne ambasadat e vendeve perkatese. Levizja do te jete per cdo shtet te zones Schengen pervec Britanise dhe Irlandes.
Komisioni i BE-ja i ka kerkuar Tiranes dhe Sarajeves tua bejne te qarte qytetareve te tyre se udhetimi pa viza nuk eshte nje bilete per azil ose qendrimi ne BE pas problemeve qe u perball Europa me azil-kerkuesit te Maqedonise vitin e kaluar. Pas ketyre kerkesave qeveria shqiptare por edhe ajo e Bosnjes kane nisur nje fushate sensibilizuese per qytetaret e tyre.
Autoritet shqiptare kane shprehur bindjen se ky vendim nuk do te sjelle azil te shqiptareve. Garanci te plota ka dhene vete kryeministri Sali Berisha dhe ministrat e kabinetit qeveritar te lidhur direkt me procesin e vizave. Po ashtu fushata informuese e ministrit Lulzim Basha ka bere qe qytetaret shqiptare te rinj dhe te moshuar studente dhe studente te njohin rregullat e levizjes se lire. Shkelja e marreveshjes se Schengen-it nenkupton automatikisht ndeshkim per kedo qytetaret qe do dale pertej kornizes se lejuar. Viza Schengen eshte mundesi per te levizur dhe udhetuar 6 muaj nga 12 te vitit.
Takimi i ministrave ne Bruksel
Ministrat e Brendshem dhe te Drejtesise te vendeve te Bashkimit Evropian nisin sot punimet 3 ditore ne Bruksel per te diskutuar dhe miratuar disa vendime te rendesishme ku nder ta eshte edhe miratimi i propozimit te Parlamentit Evropian per liberalizimin e vizave me Shqiperine dhe Bosnje Hercegovinen. Takimi i cili pritet te startoje rreth ores 10 te paradites se sotme konsiderohet i rendesise se vecante per te ardhmen e unionit dhe politikat e zgjerimit te Bashkimit Evropian. Ndersa diskutimi dhe miratimi i propozimit per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare eshte percaktuar per ne axhenden e pasdrekes rreth ores 1300 ku dhe pritet te kete nje konference per shtyp vetem pas pak minutash. Ne njoftimin per shtyp te shperndare nga zyra e shtypit prane Keshillit te Ministrave te BE-se ne Bruksel thuhet se ministrat e Drejtesise dhe te Puneve te Brendshme do te marrin sot nje vendim mbi regjimin e udhetimit pa viza per qytetaret e Shqiperise dhe te Bosnje-Hercegovines. Ne perputhje te plote me qendrimin e mbajtur nga Parlamenti Evropian Keshilli do ti hape driten jeshile shtetasve shqiptare te cilet posedojne nje pasaporte biometrike te udhetojne lirshem ne vendet e BE. Parlamenti Evropian i dha driten e tij jeshile me 7 Tetor 2010-te Shqiperise dhe Bosnje Hercegovines. Sqarojme se heqja e vizave vlen vetem per shtetasit te cilet posedojne nje pasaporte biometrike dokument ky i certifikuar sipas standardeve me te larte te Bashkimit Evropian- thuhet ne komunikaten per shtyp te Keshillit te Ministrave te BE.
Historiku
Me 1 janar te 2008-s Marreveshja e Lehtesimit te Regjimit te Vizave hyri ne fuqi me pese vendet e Ballkanit Perendimor Shqiperia Bosnje-Hercegovina ish Republika Jugosllave e Maqedonise Mali i Zi dhe Serbia - si hapi i pare konkret drejt perjashtimit te vizave per shtetasit e tyre. Me secilin nga keto vende nisi nje dialog per liberalizimin e vizave i cili u hap ne vitin 2008 dhe u percaktua udherrefyesi si dokument themeltar per tu permbushur. Qasja e vendimit per levizje te lire dhe pa viza ne zonen Schengen eshte e bazuar mbi progresin e bere nga vendet e interesuara ne zbatimin e reformave te medha ne fusha te tilla si forcimi i shtetit te se drejtes lufta kunder krimit te organizuar korrupsionit dhe migracionit te paligjshem si dhe permiresimi i kapaciteteve te tyre administrative ne kontrollin kufitar dhe sigurine e dokumenteve.
Ish Republika Jugosllave e Maqedonise IRJM Mal te Zi dhe Serbia iu bashkuan regjimit pa viza me 19 dhjetor 2009-te ndersa u la jashte kesaj vazoje Shqiperia dhe Bosnje Hercegovina.