Mungojne kuponat per pasaporte
Prej disa ditesh ne disa qytete te vendit mungojne kuponat qe sherbejne per aplikimin per pasaporta.
Mungesa ka detyruar banoret e qarkut te Elbasanit dhe Durresit te kerkojne ne qytete te tjera kuponat per te aplikuar. Edhe ne Shkoder keto dokumente mungonin paraditen e se henes.
Ne zyrat e postes ne keto dy qytete keto dokumenta nuk shiten me. Ky ngerc ka sjellur pakenaqesi tek ata persona qe duan te aplikojne sepse presin qe pas liberalizimit te vizave te levizin jashte shtetit.
Sipas burimeve te brendshme pritet qe kuponat te vine se shpejti. Nderkohe ne zyrat e aplikimit radhet jane shtuar. Shume persona kerkojne te pajisen me pasaportat biometrike me te cilat mund te levizin se shpejti pa viza.