E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha mbeshtesim konceptin e ri strategjik te Aleances

Samiti i lidereve te 28 vendeve te Aleances se Atlantikut Verior ka miratuar dje projektin per sistemin anti-raketor ne Evrope. Ne kete samit kane qene te pranishem edhe kryeministri Sali Berisha i cili shprehu mbeshtetjen e plote te Shqiperise per dokumentin e rendesishem te Konceptit te ri Strategjik reformimit me te thelle dhe me te avancuar te NATO-s rolit dhe misionit te saj ne shekullin e 21-te. Kryeministri theksoi se Shqiperia e konsideron vazhdimesine e zgjerimit te Aleances me anetare te rinj ne rajon si nje zhvillim shume te rendesishem per sigurine e rajonit tone ku mbetet e vendosur te jape kontributin e saj ne kete proces.

Nderkohe Presidenti amerikan Barak Obama synon te siguroje nje sistem te ri me te zgjeruar te mbrojtjes nga raketat ne Evrope duke e bere kontinentin e vjeter por edhe boten nje vend me te sigurt.
Sipas sekretarit te Pergjithshem i NATO-s Andres Fogh Rasmusen ky sistem pritet te kushtoje 273 milione dollare dhe do te aplikohet gjate nje periudhe 10-vjecare ndersa do ti kerkohet edhe Rusise qe te bashkepunoje me te.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›