E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projektimi i Tjetrit

Veshtrimi dhe gjykimi i Tjetrit eshte zakon i lashte i njeriut e doemos edhe atij shqiptar. Ne antropologjine kulturore e posacerisht ne rrafshin e letersise kjo perthyhet ne raportet e letersise shqipe me proceset letrare boterore si dukuri kontakti apo kundershtie refuzimi e blasfemimi sipas rastit.


Ka nje parahistori ne kete marredhenie kontakti centrifugal do te thote perthithes ne letersine shqipe te fundit te shek. te 20-te me ato te gjuheve te tjera perreth. Para viteve 90-te nga njera ane kemi demonizimin total te rrymave e shkollave letrare moderne qe qarkullonin ne arelin boteror dhe nga ana tjeter perpunohej dukshem filozofia e vetmjaftueshmerise si teori ne thelb e izolimit dhe stanjacionit fatal estetik. Sindromi i ksenofobise shpinte ne mosqarkullimin e vlerave prej se jashtmi gje qe sillte efekt shterrues e atrofizim konceptual ne rrafshin letrar.


Megjithate duhet kujtuar se ky raport ishte i panatyrshem prandaj dhe pa pushtet te brendshem dhe pa ndonje perspektive reale tek krijuesit e kesaj kohe. Themi i panatyrshem sepse ne historine e letersise shqipe e kemi pasur perhere te dukshme kontaktin kulturor me qyteterimin planetar. Kete e deshmojne perkthimet e shumta ne shqip nga kurora e letersive ballkanike dhe boterore formimet dhe ndikimet e shume krijuesve tane te shquar ne metropolet e vendeve te ndryshme.


Me e rendesishmja eshte se ata i mbarten me venerim dhe i asimiluan natyrshem mjaft nga modelet qe njohen e perkthyen ne keto hapesira si Naimi Asdreni Koliqi Poradeci Kuteli etj. Mund te kujtojme p.sh. se Naimi librin e tij te pare Enderrime e shkroi persisht duke deshmuar me shume se erudicion gjuhesor akt emancipimi ne raport me vleresimin dhe magjepsjen pas shpirtit artistik te tjetrit. Kete mentalitet fort te iluminuar e me vizion europian ai e deshmoi edhe kur shkroi po me kete tendence dy vepra ne greqisht Deshira e vertete e shqiptareve dhe Dashuria ku poeti jo vetem percillte mesazhet e miqesise mes dy popujve me te lashte te Ballkanit por dhe mes tere fqinjeve te tjere te cileve u ben thirrje te jetojne ngahere ne harmoni si vellezer ku e drejta e seicilit te respektohet.


Kete fryme interkomunikimi e ka deshmuar sistematikisht dhe folklori ne tere arealin e tij. P.sh Eposi i Kreshnikeve eshte i populluar natyrshem krahas malesoreve shqiptare dhe me figura te vendeve te aferta e te largeta hungareze frengj spanjolle turq saracene afrikane greke ebrej... qe te jep pershtypjen e nje bote kozmike apo te nje lloj shengeni kulturor po te flasim me termat e sotme. Ata mund te kene arsye te ndryshme per mosmareveshje e ndarje mes tyre por asnjehere te natyres etnike fetare apo te rangut shoqeror.


Pra ne ngjarjet dhe narrativen legjendare te ketij eposi nuk ndihet refuzim a priori per tjetrin per te huajin por sipas rastit ndertohen aleanca e miqesi dashuri e krushqi luftra e konflikte pronesie... Pra ura dhe keshtjella si simbole komunikimi dhe konflikti jane perhere te pranishme te shfaqura seicila ne rrethana pranimi apo refuzimi te tjetrit pra te mikut dhe armikut aleatit dhe lugatit fatosit pra trimit dhe bajlozit. Eshte me interes vrojtimi i nje studjuesi te njohur Sh.Sinani sipas te cilit ne lirikat e baladat e folklorit shqiptar me se shumti zene vend motivet mbi urat e i ndesh fare pak ato per keshtjellat megjithese kenget heroike jane te panumurta e per rrjedhoje do te ishte i justifikuar motivi i keshtjelles. Pra duket se orientimi ka qene kryesisht drejt lidhjeve e jo izolimit duke ndjere intuitivisht se permes kesaj zgjedhjeje sigurohej me mire dhe mbijetesa.


Letersia e para 90-es pra ajo e gjysmes se dyte te shek. 20-te raportin me tjetrin e shfaqte ne linjen e nje diferencimi tejet te programuar i orientuar ne dy rrafshe ne aspektin estetik dhe ate politiko-ideologjik.
Aspekti estetik kishte te bente me aplikimin e realizmit socialist si doktrine e vetme e detyruar per gjithe krijuesit te cilet duhej ti respektonin besnikerisht parimet e saj skematike pa i konsideruar dhe perfillur shkollat dhe eksperimentet letrare te cilat qarkullonin kesaj kohe neper gjuhet e ndryshme te botes.


Ti njihje apo te tentoje ti aplikoje sado pak ato ligjerime e teknika moderne te vleresura nga mentaliteti i shtetit totalitar si produkt i shoqerive dekadente e kundershtare te komunizmit ishte herezi dhe blasfemi qe provokonte denimet me te ashpra sikunder ka ndodhur ne mjaft raste. Gjithsesi letersia ka instiktin e vet te mbijeteses ne gjetjen e menyrave te holla e te sofistikuara per te mbajtur hapur udhet e komunikimit me rrjedhen e proceseve letrarepra per te vene ne funksion dhe urat e jo vetem keshtjellat mbojtese apo izoluese.


Krahas atyre shkrimtareve qe nuk u pajtuan me dogmen letrare te socrealizmit dhe heshten Poradeci Kuteli V.Kokona A. Asllani apo atyre qe u ngriten haptazi kunder saj K.Trebeshina A. Pipa B. Xhaferri pati te tjere si Kadare F.Arapi J.Bllaci V. Koreshi Xh.Spahiu M.Ahmeti dhe te tjere te cilet paten talentin dhe guximin per ta mbrojtur nivelin e ligjerimit nga degradimi dhe shterpesia qe ofronte ajo metode e panatyrshme. Themi e panatyrshme sepse ishte e krijuar artificialisht nuk percillej si produkt programesh apo levizjesh letrare por qe krijese e nomeklatures etatiste e konceptuar si hibrid mes nje arti ekstremisht te angazhuar dhe nje ideologjie imponuese - e cila nuk ofronte asnje premise alternative.


Por letersia shqipe e veshtruar integralisht kishte dhe vatrat e tjera aktive te saj ne Kosove e diaspore te cilat paten nje tjeter raport me letersite e gjuheve te tjera komunikim dhe perfshirje te lire ne gjithe tipologjine stilistike moderne e madje dhe avanguarde.
Kurse veshtrimi i tjetrit nga parimet politiko-ideologjike tentonte te krijonte barrikada e mure izolimi mes kundershtaresh te perjetshem ku te huajt gjasme cdo moment thurrnin komplote konspirative kunder vendit komunist.


Prandaj dhe proza drama e poezia ishin populluar me nje mori figurash te ashtuquajtura negative te cilat vinin doemos nga shtresat e kamura te klasave te permbysura nga kleri dhe borgjeze e kapitaliste te eger te vendeve te huaja perreth te cilet portretizoheshin si misherim i se keqes.


Por kjo skeme nuk funksiononte e kesillojshme ne cdo rast pasi pati dhe vepra qe e tejkaluan ate skeme duke ndertuar raporte me reale e me humane me personazhe te atyre vendeve te klasifikuara si te bllokut kundershtar. Mund te kujtojme p.sh. romanin Qyteti i fundit te P.Markos ku nje varg figurash te ushtrise pushtuese italiane gjate kohes se luftes se dyte boterore ndonese pasqyrohen ne kohe disfate perfundimtare te tyre nuk veshtrohen nga pozita posacerisht te negativizuara apo te poshteruar nga fitimtaret. Perkundrazi shkrimtari eshte eshte i preokupuar para se gjithash te depertoje ne raportet me te thella humane ne ato vlera qe mbeten para se gjithash virgjer - poshte korracave e parzmoreve militariste dhe ideologjike.


Dhe kjo strategji artistike e autorit gjen shprehjen me sublime e doemos me te guxmshme nga pikepamja antiskematike ne linjen delikate te dashurise mes toger Lekes dhe italianes Ana Maria-Monti. Megjithe dramen e madhe ne jeten e saj plot peripeci sketerre si dhe ne vet emrin domethenes te personazhit biblik Maria ajo mbart nje pasterti engjellore ne shpirtin e saj. Po keshtu gjesti i plakes Nice me vendimin e saj te pazakonte per sjelljen e eshtrave te kolonelit fashist perdhunuesit e vrasesit makaber te bijes se saj i tejkalon caqet e hakmarrjes sfidante dhe me se shumti percjell aktin moral e fetar per te nderuar te vdekurin ne cdo rrethane te fatit te tij. I.Kadare Gjenerali i ushtrise se vdekur.


Ne romanin Deti ne mes te F.Arapit nje nene labe ben te pamunduren qe te shpetoje dezertorin italian te ndjekur si nga nje kope ujqerish prej batalionit gjerman. Per ta ruajtur nga vdekja e sigurt ajo ben gjestin me te paimagjinueshem e me trondites pra vendos si ne skenat e balades se ringjalljes te ngreje pllaken e qimiterit dhe ta fshehe brenda te gjallin ne vendin me te sigurt ne mitren e vdekjes atje ku prehen arkemortet e njerezve me te dashur te familjes.


Pas viteve 90-te kemi perfundimisht nje situate krejt ndryshe te letersise ne Shqiperi na raportet e saj me boten. Filozofia integrante e globalizuese behet fryma e saj duke rifituar pozitat e lira te para luftes se dyte boterore. Tashme nisin te aplikohen modele tekstesh nga shkolla e drejtime te llojshme letrare te cilat orientohen vetem nga liria krijuese. Vleresimet e kritikes mund te shprehein rezerva te natyres stilistike e ligjerimore dhe eshte e natyrshme por kurrsesi nuk mund te shohim dot me tashme bllokime e konseguenca te natyres jashteletrare. Ashtu sic eshte e pafund dhe mister intrigues e terheqes bota e njeriut po ashtu jane pafund dhe trajektoret stilistike qe funksionojne ne jete te jeteve per zbulimin e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›