E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO Berisha Pro konceptit te ri strategjik

Kryeministri i vendit Sali Berisha ne fjalen e tij ne samitin e NATO-s ne Lisbone ka shprehur mbeshtetjen e Shqiperise ndaj konceptit te ri strategjik te Aleances.

Kreu i qeverise eshte shprehur pro reformimit te metejshem te NATO-s dhe ka dhene garancine e tij per angazhimin e metejshem te Shqiperise ne misionet paqeruajtese nderkombetare.

Edhe gjate ketij viti Shqiperia ka ridimensionuar ne propocion me mundesine kontributin ne Afganistan dhe po punon per ta rritur edhe me tej ate. Jemi te vendosur te reformojme dhe konsolidojme forcat tona te armatosura per tiu pergjigjur dhe marre pjese ne misionet e NATO-s kudo qe ajo te kete nevoje ka deklaruar Berisha.

Me tej kryeministri ka vleresuar rolin vendimtar te NATO-s ne ndalimin e genocidit dhe vendosjen e paqes ne Ballkan si dhe ka theksuar se mbeshtet zgjerimin e tij me vende te tjera te rajonit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›