E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha mbledh kabinetin: Do të presim rezultatin final

Kryeministri Berisha ka mbledhur kabinetin qeveritar pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Në mbledhjen e sotme Kryeministri Berisha pasi falenderoi të gjithë shqiptarët për votëbesimin e tyre ndaj Partisë Demokratike u shpreh se do të presë rezultatin final nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për tu prononcuar për fitoren. Berisha u shpreh gjithashtu se zgjedhjet e 28 qershorit kanë nderuar Sgqhipërinë duke shtuar se të gjithë komisionerët që morën pjesë në këtë proces do të shpërblehen. Sipas tij këto janë zgjedhjet më të kushtueshme por kjo infrastukturë do të nevojitet edhe për zgjedhjet e ardhshme. Zgjedhjet kanë përfunduar dhe rezultati do bëhet publike më vonë por qytetarët vlerësuan reformat e qeverisë theksoi Berisha. Ne do të vazhojmë me reformat deri sa të krijojë qeverinë e re u shpreh Kryeminitri Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›