E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës/Vret kushëririn, më pas helmon veten me fotoksinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkallë të Durrësit ku Jak Djaloshi 53 vjeç në gjëndje të dehur ka vrarë me çifte kushëririn e tij Dritan Djaloshi 33 vjeç dhe më pas ka helmuar edhe veten. Mësohet se 33 vjeçari ka vdekur menjëherë pas plagëve të marra. Sipas informacioneve shkak ka qenë një konflikt i dy kushurinjëve përpara vrasjes. Polica e ndodhur në vendngjarje po bën të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›