LZHK: Sistemi i ri zgjedhor nuk solli avancim të standardeve
Kryetari i LZHK-së në komunikimin e sotëm me gazetarët u shpreh kritik ndaj Kodit Zgjedhor, i cili "e ndau Shqipërinë çika-çika, duke prodhuar realitete politike lokale dhe duke tentuar drejt bipolarizimit".TIRANË- Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, pjesë e koalicionit "Poli i Lirisë", theksoi në mesditë gjatë një konference për shtyp, se "sistemi proporcional rajonal i aplikuar në zgjedhjet e 28 qershorit nuk solli avancim të standardeve".
Kryetari i LZHK-së në komunikimin e sotëm me gazetarët u shpreh kritik ndaj Kodit Zgjedhor, i cili "e ndau Shqipërinë çika-çika, duke prodhuar realitete politike lokale dhe duke tentuar drejt bipolarizimit".
"Rezultati është ky që është, pothuajse i barabartë, por Shqipëria ka nevojë për një stad tjetër për të prodhuar zgjedhje realisht të lira e të ndershme", theksoi kryetari i LZHK-së.
Nga rezultatet e deritanishme të publikuara nga KQZ, koalicioni 'Poli i Lirisë', ka fituar 1.81% të votave në shkallë vendi. (ata/Balkanweb)