Berisha mbron taksen e sheshte

E premte 30 Mars 2012 1328
Kryeministri Sali BerishaKryeministri Sali Berisha ka prezantuar nje sere nismash per permiresimin e klimes se biznesit por nga ana tjeter ka mbrojtur tezen e taksave te uleta si rruga me e mire per te stimuluar sipermarrjet. Duke atakuar platformen e opozites per rritje taksash per te pasurit Berisha tha se nje praktike e tille eshte e vjetruar dhe rrenuese per ekonomine.
Gjate nje takimi me perfaqesues te biznesit keta te fundit kane artikuluar nje sere kerkesash ne adrese te kryeministrit duke nisur qe me problemet e prokurimeve publike pagesat e tatimit mbi vleren e shtuar apo burokracite qe shfaq administrata publike. Ne nje reagim te saj opozita perforcoi qendrimin per te aplikuar nje taksim me te drejte ne varesi edhe te fitimeve apo te ardhurave te individit. Prej kohesh opozita dhe mazhoranca kane replikuar publikisht per sistemin e taksave qe duhen aplikuar ne vend. Qeveria mbron idene se taksa e sheshte njesoj si per individet dhe biznesin i jep me shume frymemarrje ekonomise. Ndersa opozita thote se taksimi duhet te jete ne varesi te te ardhurave.
Komente
Facebook