E Diel, 1 Nëntor 2026

Beqja: Berisha gjunjëzoi biznesin, 100 mln $ të papaguar

Deputeti i PS-së, njëkohësisht sekretar për programin në këtë parti, Ilir Beqja, tha se qeveria ka 100 mln dollarë të papaguar ndaj bizneseve. 

“Ne kemi nisur komunikim të shëndetshëm dhe do e vazhdojmë në vijimësi. Kundër sipërmarrjes sot është qeveria, e cila ka 100 mln dollarë kontrata të papaguara, Saliu mburret se jemi vendi i parë për prokurime publike, por biznesi ankohet se në prokurimet publike online nuk merren vesh pjesëmarrësit e as ofertat”, theksoi ai.

Beqja tha se konsumi në vend është ulur se shqiptarët s’kanë punë dhe taksohen më shumë.  “Edhe sot Berisha vazhdoi të mos thotë të vërtetën pasi po i afrohet festa e tij 1 prillit dhe këtë vit e ka filluar me gënjeshtra. Thotë që Shqipëria i ka taksat e ulta por organizmat ndërkombëtare tregojnë se Shqipëria është vendi me taksa më të larta. Në programin tonë jemi përcaktuar qartë se do të krijojmë punësim, taksim të ndershëm dhe jo të sheshtë dhe heqje referencash me vitin e pare qe do vijmë ne pushtet”, shtoi. /Start/

                                                                                             2012-03-30 16:34
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›