E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha me 600 mijë fansa, vë rekord në Facebook

11-08-2013 / Gazeta 55

Rekord i faqes së kryeministrit në rrjetin social Facebook, në vetëm 9 muaj pas publikimit të saj. Ajo mbetet në krye të faqeve më të klikuara me rritjen më të shpejtë, më të madhe dhe më dinamike se çdo rast tjetër politik në historinë e FB
Berisha politikani shqiptar më popullor - 300 mijë fansa më shumë se Edi Rama

Kryeministri Sali Berisha është politikani shqiptar me më shumë fansa në rrjetin social Facebook. Faqja e tij zyrtare e njohur për komunikimin atraktiv me qytetarët, shënoi dje klikimin e 600 mijë. Kreu i qeverisë përmes një mesazhi ka përshëndetur të gjithë fansat e tij, duke u shprehur krenar për rrjetin social, që siç shprehet ai, ka për Nord vetëm të vërtetën. Gjithashtu, Berisha thotë se faqja u rrit në këtë shifër rekord në një kohë shumë të shkurtër e cila sipas statistikave të FB, është profili me rritjen më të shpejtë, më të madhe, më dinamike se çdo rast tjetër politik në historinë e FB. “Urime! Sot jemi 600 mijë miq në rrjetin tonë social në FB! Të dashur miq, pak çaste më parë, me ne në rrjetin tonë social u bashkua fansi i 600 mijë-të. Le ti urojmë atij mirëseardhje të përzemërt. Por unë dua me këtë rast të shpreh mirënjohjen dhe krenarinë time të madhe me secilin prej jush. Ju në një hark kohor të shkurtër, me përkushtimin, pasionin fisnik të komunikimit, entuziazmin tuaj, shndërruat, sipas statistikave të FB, rrjetin tonë social në rrjetin (në proporcion) me rritjen më të shpejtë, më të madhe, më dinamike se çdo rast tjetër politik në historinë e FB. Miqtë tanë janë shqiptar por dhe jo shqiptar. Ata janë nga mbi 50 vende të botës ndaj dhe miqtë e miqve tanë që ndjekin rrjetin tonë janë sot mbi 23 milionë në mbarë botën. Krenar me rrjetin tonë social që ka për Nord vetëm të vërtetën. Përqafime të gjithëve!”, shkruan Berisha në FB. Faqja e kryeministrit Berisha në rrjetin social “Facebook”, ka qenë më e klikuara nga të gjithë, me një trend të jashtëzakonshëm rritje që nga çasti i lançimit të faqes në FB, më 8 dhjetor 2012. Në fakt, vetëm pak orë nga publikimi i saj, u shënua një numër rekord klikimesh, komentesh dhe shpërndarjes të fotove dhe postimeve të kryeministrit në faqen e tij. Një tjetër fakt interesant i faqes së kryeministrit është se “miqtë” në të nuk janë vetëm shqiptarët, por edhe mjaft të huaj. Kësisoj, ata janë nga mbi 50 vende të botës dhe kilikuesit në tërësi të faqes së kryeministrit Berisha, janë mbi 23 milionë në mbarë botën. Vetë kryeministri Berisha ka theksuar faktin se ai nuk ndodhet thjeshtë si faqe zyrtare ne “Facebook”, ku njerëzit mund të bëjnë komente e pëlqime fotove të tij apo thënieve të tij, por profili i tij do të jetë edhe mjet bashkëbisedimi me të nëpërmjet SMS-ve në telefonin celular ose mesazhe në “Whatsapp”, që qytetarët mund të dërgojnë në numrin e tij të telefonit, i cili është i hapur për SMS për këdo. Ajo sot numëron 600 mijë e 600 fansa dhe mbetet në krye të faqeve më të klikuara, me rritjen më të shpejtë, më të madhe dhe më dinamike se çdo rast tjetër politik në historinë e FB.
Leonard Quku

Berisha politikani shqiptar më popullor – 300 mijë fansa më shumë se Edi Rama

Kryeministri Sali Berisha konfirmohet politikani më popullor shqiptar në rrjetin social Facebook, duke lënë pas me një diferencë të ndjeshme rivalin e tij politik Edi Rama. Kështu, brenda një periudhe disa mujore nga hapja e profilit të tij në rrjetin social Facebook, Kryeministri Berisha numëron plot 600 mijë e 600 fansa, të cilët i kanë pëlqyer profilin, ndërkohë që rivali i tij Edi Rama numëron 389, 157 fansa. Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama edhe pse është aktiv prej dy vitesh në rrjetin social Facebook numëron mbi 210 mijë mbështetës më pak se Kryeministri Berisha. Diferenca e miqve të Kryeministrit Sali Berisha ndaj kundërshtarit të tij politik, Edi Rama me mbi 210 mijë persona nuk u ul pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Është një fakt i njohur tashmë që Kryeministri i Shqipërisë shumë prej sugjerimeve dhe shqetësimeve të qytetarëve të shprehura në Facebook u ka dhënë zgjidhje, duke i bërë pjesë të vendimmarrjes së qeverisë. Ai komunikon me fansat e shumtë, të cilët ndjekin me interes postimet e Kryeministrit. Gjithashtu, Kryeministri ndan me miqtë e tij emocionet private të fundjavave me familjen, mbesat dhe nipin, si dhe ngjarjet aktuale brenda dhe jashtë vendit. Kështu, kreu i qeverisë ka krijuar profilin e tij prej një politikani tepër popullor, duke treguar anën humane dhe atë familjare në bashkëbisedimet dhe komunikimet e përditshme me qytetarët shqiptarë nga çdo cep i botës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›