Kreditimi i bizneseve në nivele minimale
Sipërmarrësit propozojnë një marrëdhënie të re me bankat
Kur kredia për biznesin është në vlera minimale, rrezikon të lulëzojnë fajdet. Sipërmarrësit propozojnë një marrëdhënie të re me bankat: ABC News- sjell propozimet e Shoqatave të biznesit.
Dikur ishin klientët e preferuar, sot vështirë të dalin duar plotë nga zyrat e bankave.
Shifrat zyrtare tregojnë për nivele minimale të kreditimit të bizneseve, e kjo po ringjall fenomenin e rrezikshëm të fajdeve.
Një sjellje e lajmëruar nga vetë bizeset është bërë zyrtare tashmë edhe nga Banka e Shqipërisë.
Në vrojtimin e fundit të saj mbi aktivtetin kreditues thuhet se: bankat kanë shtrënguar kushte, kurse biznesi u është drejtuar burimeve alternative të financimit
Tranzicioni politik siç po quhet periudha paszgjedhore duket se e ka përkeqësuar besimin e sipërmarrësve. Por, pritshmëritë e Dhomës së Tregtisë janë pozitive
Situata e krijuar deri tani, me gati 25% të kredive që kthehen tre muaj më vonesë, është pasojë e disa faktorëve bashkë, sipas përfaqësuesve të Biznes Albania
Efektet e krizës në tregjet fqinje, ulja e dërgesave nga emigrantët, krahas pasigurive të këtij viti zgjedhor kanë ulur ndjeshëm konsumin, e rrjedhimisht edhe mundësinë e investimeve.
Megjithatë, mungesa e financimit po shihet si shkak e jo si pasojë e problemeve të biznesit.
Sigurisht që bankat janë të parat që duan të japin kredi, pasi kjo është puna e tyre kryesore. Por, përfaqësuesit e biznesit këmbëngulin se pikërisht nga bankat duhet të fillojë ndryshimi, për të dhene më shumë kredi
Fakti që edhe bankat janë sipërmarrje, nuk e pengon Bashkimin e Dhomave të Tregtisë të jetë kritikë ndaj tyre.
Zgjidhjen e kërkon tek vetë bankat, pasi edhe beson tek këto institucione
Sektori banakar në vend nuk u prek drejtpërdrejtë nga kriza financiare ndërkombëtare. Ai vlerësohet si sektori privat më i konsoliduar në ekonominë tonë, e rrjedhimisht edhe pritshmëritë e sipërmarrjeve për rolin e këtij sektori në ekonomi janë të mëdha. Me uljen e Normës së interesit në 3.5% banka e Shqipërisë po i nxit të kreditojnë. Por shtysën më të madhe do ta merrte nga shlyerja e borxhit që qeveria u ka sipërmarrjeve, pasi këto të fundit janë boprxhlinjtë më të mëdhenj të bankatave.