E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha me femijet e policive te rene ne detyre Mos hezitoni tu drejtoheni institucioneve

Tirane 28 dhjetor NOA - Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se kuadri ligjor per ndihmen ndaj familjeve te policeve te rene ne krye te detyres eshte i plotesuar dhe se cdo femijet e tyre nuk duhet te hezitojne per tju drejtuar institucioneve per cdo kerkese.

Une e kuptoj se problemet familjare jane te shumta por ju ftoj ju te mos nguroni ne cdo rast per te kerkuar mbeshtetjen e autoriteteve shteterore aty ku ndodheni. Ligjet dhe kuadri ligjor eshte plotesuar por te jeni te sigurt ju se ne qendrojme te gatshem per cdo boshllek dhe qeveria ime eshte e vendosur te beje cdo gje qe ju ne mungese te njerezve tuaj me te dashur te keni nje jete sa me normale tha ai.

Deklarata e kreut te qeverise u be ne ceremonine festive te organizuar per femijet e policeve te rene ne krye te detyres.

Ne kete aktivet Berisha ishte i shoqeruar dhe nga bashkeshortja e tij zonja Liri Berisha. Per femijet u shperndane dhurata dhe cdo femije perfitoi edhe nje shume prej 200 mije lekesh kontribut i punonjesve te Ministrise se Brendshme dhe te Policise se Shtetit.

Ju garantoj se qeveria do te beje gjithcka qe te lehtesoje perpjekjet tuaja per te ndertuar te ardhmen qe ju meritoni. Ne me asgje nuk mund te zevendesojme me te dashurit tuaj por ne do te bejme gjithcka qe te keni mbeshtetje te plote sic e meritoni ky eshte nje detyrim i madh i shoqerise shqiptare ndaj jush ndaj familjeve tuaja tha kreu i qeverise.

Ai vleresoi se te afermit e tyre kane bere sakrificen me te madhe qe mund te behet per nje vend.

Sakrifica sublime e baballareve tuaj e bashkeshorteve tuaj e femijeve tuaj qendron ne themel te rezultateve te sukseseve te garancise se jetes prones veprimtarise se qytetareve shqiptare por edhe ne themel te njeres prej arritjeve personale me te medha ne jeten e cdo shqiptari sic eshte levizja e lire ne Europe tha sot Berisha.

a.k/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›