Ministri Vasili premton hapjen e nje spitali te ri
Teksa u njoh nga afer me problematikat e sektorit shendetesor ne Lushnje ministri i Shendetesise Petrit Vasili gjithashtu premtoi ngritjen e nje spitali te ri. Ministri i Shendetesise z. Petrit Vasili ka shkuar ne Lushnje me ftese te kryebashkiakut te Lushnjes z. Albert Sanxhaku ku ka evidentuar prioritetet e investimeve me qellim krijimin e nje sistemi shendetesor modern. Bashkia e Lushnjes eshte nje nga bashkite me te rendesishme si ne pikepamje te peshes ekonomike ashtu dhe te asaj sociale dhe demografike - tha ministri Vasili. Qellimi i vizites sime eshte te njihem nga afer me disa kerkesa ne planin infrastrukturor te cilat kryetari i bashkise i kishte evidentuar nga kontakti i tij i drejtperdrejte me institucionet e shendetit paresor - shtoi z. Vasili.
Ministri i Shendetesise z. Vasili ka vleresuar si me paresor permiresimin infrastrukturor dhe rritjen e cilesise se sherbimit paresor si nje sherbim i drejtperdrejt me komunitetin. Ai prezantoi investimet e fuqishme te qeverise shqiptare ne sherbimin spitalor. Ndertimin e spitalit te ri ne Lushnje si dhe pajisjen e tij me aparaturat bashkekohore dhe specializimin e personelit mjekesor. Sipas tij sherbimi spitalor dhe ai paresor duhet te ecin paralelisht per te krijuar keshtu nje berthame te re te sistemit shendetesor modern. Ofrimi i ndihmes cilesore prane komunitetit eshte thelbi i sherbimit te shendetit paresorpa te cilin nuk do te kemi nje sistem funksionues mjekesor - tha z. Vasili. Ne synojme qe sherbimi spitalor dhe ai i shendetit paresor te jene ne sinkron. Spitali te perballoje ato probleme qe i perkasin atij dhe shendeti paresor te perballoje morine e problemeve te tjera qe ka komuniteti me te cilin komunikon ne menyre te drejtperdrejte - shtoi Vasili. Vasili beri me dije Ne fillim te vitit spitali i Lushnjes do te pajiset me nje skaner cilesor dhe pajisje te tjera spitalore nderkohe qe do te vazhdoje specializimi i personelit brenda e jashte vendit - perfundoi ministri Vasili.