Berisha me gjimnazisten qe u rrah nga protestuesi i PS Ndeshkim dhunes
Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar dje serish opoziten per dhunimin e qytetareve ne demonstraten e 21 janarit.
Kete deklarate kreu i ekzekutivit e beri ne familjen e gjimnazistes Bekime Rexha e cila u be e njohur per opinionin publik kur thirri Sali Berisha gjate asaj te premteje ne rrugen e Durresit teksa dhjetera simpatizante te PS-se po i drejtoheshin bulevardit Deshmoret e Kombit. Njeri prej protestuesve u nda nga turma dhe e qelloi dy here me cader ne koke gjimnazisten teksa u desh nderhyrja e disa te tjereve qe tia hiqnin nga duart. Vizita e kryeministrit ne familjen Rexha perkoi me 18- vjetorin e Bekimes. Erdha ketu te ndaj me ju gezimin e datelindjes se Bekimes dhe per ti uruar asaj ne emer te familjes sime shume gezime mbaresi shendet suksese dhe jete te gjate. Erdha gjithashtu jo vetem ne emer te familjes sime por para se gjithash ne emer te te gjithe shkollareve shqiptare te te gjithe bashkemoshatareve te Bekimes te cilet aktin barbar dhunen ndaj bashkeshkollares dhe bashkemoshatares se tyre e kane perjetuar si nje dhune ndaj tyre tha Kryeministri. Me tej kreu i ekzekutivit theksoi se per ate qe i ndodhi Bekimes ka marre me qindra mesazhe nga maturante e gjimnaziste nga Gjirokastra nga Mallakastra nga Vlora nga Hasi nga Kukesi nga mbare Shqiperia te cilet kane denuar aktin e protestuesit socialist. Te gjithe me kane kerkuar qe qeveria te beje gjithcka per gjetjen e autorit dhe vendosjen e tij para ligjit. Ndaj une vij te percjell edhe nje here urimet me te perzemerta nga mbare nxenesit e ketij vendi shkollaret e ketij vendi por une jam i sigurt se cdo prind qe nis femijen ne shkolle bashkohet ne kete gezim te familjes suaj tha Berisha. Duke vene theksin te fakti qe arsimi eshte perparesi e qeverise kreu i ekzekutivit u shpreh gjate bisedes me familjaret e adoleshentes se ata qe perpiqen te djegin me zjarr te ardhmen e tyre jane te pashprese. Ne shohim drejt se ardhmes drejt ndertimit te vlerave dhe ajo qe mund te bejme ne eshte te ndertojme endrren tuaj te ndertojme ate Shqiperi qe ju keni ne mendje ne zemer ne shpirt dhe qe e meritoni plotesisht. Ndersa ata qe qellojne dhe godasin mbi femijet tane te bekuar do te marrin ndeshkimin e merituar ligjor. Me pas Berisha se bashku me bashkeshorten e tij i dhuruan Bekimes me rastin e ditelindjes nje buqete me lule dhe nje kompjuter. Nga ana e tij babai i Bekimes u shpreh se ndihem krenar per vajzen time. Ajo ka shprehur hapur bindjen e saj ate dite pasi ne jetojme ne nje shtet demokratik qe po shkon drejt Europes dhe jo drejt komunizmit e kooperativave bujqesore. Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar ashper gjate gjithe javes se kaluar kreun e Partise Socialiste dhe aleatet e tij se kane tentuar grushtin e shtetit ne demonstraten e 21 janarit e cila shpertheu ne dhune. Berisha eshte takuar me Garden Policine e Shtetit por edhe me familjaret e tyre ku ka akuzuar disa here Prokurorine e Pergjithshme Sherbimin Informativ Shteteror se fundi edhe Presidentin per keto ngjarje. Pati nje person nje personalitet i cili nuk pa asnje dhune e ky ishte Shkelqesia e Tij Bamir Topi i cili ne komunikaten e pare te leshuar nga zyra e tij ne 12 rreshta nuk citon nje here te vetme fjalen dhune. Keto dhe te tjera jane ceshtje te Komisionit hetimor parlamentar. Une bera publike ate qe e ka bere vete publike zoti Topi. Diten e pare zoti Topi nuk pa police qe gjuheshin barbarisht nuk pa police qe u hidhej flaka per tu djegur nuk pa police te shtrire pertoke dhe kafshet u versuleshin me terbimin me te madh u shpreh kreu i Qeverise pak dite me pare ne nje konference per shtyp.
Akuzat
Berisha akuzoi PS-ne se kishte pergatitur edhe ndarjen e posteve ne rast te marrjes se pushtetit. Disponohen te dhena per ndarjen paraprake te posteve te qeverise se re. Ishin percaktuar edhe ata qe do te merrnin Ministrine e Brendshme qe do ishte Tom Doshi Ministrine e Kultures do ta merrte njeriu te cilin e motra e te plagosurit do ta nxirrte si kriminel nga dhoma sepse e kishte sjelle ne turma duke i premtuar se do ta bente kryetar komune pra kultura ishte percaktuar per Zogajn te Drejtesia cakalli qe bertiste per 13 mije viktima. Kjo eshte vetem njera pjese e kabinetit qe do instalohej.