Halimi Nuk pergjojme. Duam tabulatet jo permbajtjen e bisedave
Kryetari i komisionit hetimor parlamentar per ngjarjet e 21 janarit Eduard Halimi tha dje se marrja e tabulateve te krereve te shtetit nuk nenkupton zbardhjen e bisedave qe ata kane bere gjate muajit janar.
Ne nje deklarate per shtyp deputeti i Partise Demokratike tha se Komisioni Hetimor do te hetoje vetem thirrjet qe kane bere apo kane marre telefonat celulare te 31 personaliteteve. Komisioni hetimor parlamentar ka kerkuar nga kompanite e telefonise celulare thjesht tabulatet jo permbajtjen e bisedave te kryera apo permbajtjen e mesazheve. Komisioni ka kerkuar thjesht dhe vetem skedaret apo listat e identifikimit te thirrjeve dhe komunikimeve hyrese dhe dalese si dhe kohen e tyre per te bere transparencen e zhvillimeve te atyre diteve. Ata qe kane frike nga transparenca per bashkebiseduesit qe kane pasur duhet te dine se ngjarja e 21 janarit do te pershkohet nga rrezja e te vertetes ne cdo qelize te saj deklaroi Halimi. Sipas tij ne punen e tij komisioni hetimor ka tager te plote sipas Ligjit per Komisionet Hetimore Parlamentare te disponoje cdo lloj dokumenti te nevojshem dhe qe ka lidhje te qarte me kete hetim. Halimi theksoi me tej se anetaret e komisionit dhe gjithe stafi i ketij komisioni jane fuqiplote ne gjithe procesin e marrjes ruajtjes dhe administrimit te cdo lloj dokumenti hetimor. Ashtu si te gjithe e dini Prokuroria nuk ka pranuar te hape ceshtjen penale per veprime masive te dhunshme te bera per te permbysur rendin kushtetues. Nuk ka pranuar te hape ceshtjen penale per veprime te dhunshme duke pushtuar me force ndertesat e institucioneve me qellim marrjen e pushtetit me dhune por ka hapur ceshtje penale vetem per kundershtim te punonjesve te policise dhe demtim te pasurise publike. Nderkohe qe komisioni hetimor ne ushtrim te instrumenteve Kushtetutes te hetimit parlamentar po heton veprimet e institucioneve gjate veprimit te organizuar kriminal per dhunimin e rendit kushtetues marrjen e pushtetit me dhune dhe ekzistencen e pucit te shtetit. Nuk ka dhe nuk mund te ekzistoje asnje lloj supozimi per mbivendosje per keto hetime krejtesisht te ndryshme tha me tej deputeti demokrat. Ne fund te deklarates se tij Halimi u shpreh se opozita nuk eshte e interesuar per transparence ndersa shtoi se maxhoranca nuk do te terhiqet. Ata qe kane frike nga transparenca per bashkebiseduesit qe kane patur duhet te dine se ngjarja e 21 janarit do te pershkohet nga rrezja e te vertetes ne cdo qelize te saj. Por frika nga transparenca flet vete. Ne jemi te vendosur per kete perfundoi Halimi.
Hetimi
Komisioni hetimor ne ushtrim te instrumenteve kushtetuese te hetimit parlamentar po heton veprimet e institucioneve gjate veprimit te organizuar kriminal per dhunimin e rendit kushtetues marrjen e pushtetit me dhune dhe ekzistencen e pucit te shtetit. Nuk ka dhe nuk mund te ekzistoje asnje lloj supozimi per mbivendosje per keto hetime krejtesisht te ndryshme tha Halimi ne komunikimin me mediat.
Prokuroria
Organi i akuzes eshte vene nen shenjestren e akuzave te maxhorances per shkeljen e nje marreveshjeje per menyren e vendosjes se urdher-ndalimeve per kreret e Gardes se Republikes por edhe per menyren se si po vijojne hetimet ndaj ngjarjes se 21 janarit. Sipas maxhorances Prokuroria duhet te hetoje dhunen ne bulevard dhunen ndaj punonjesve te policise si dhe ndaj institucioneve.
Adi Shkembi