E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grushti i shtetit hetim edhe gazetareve

Komisioni hetimor parlamentar që po heton ngjarjet e 21 janarit dhe mundësitë e ekzistencës së një grushti shteti ka vendosur të kërkojë edhe tabulatet telefonike të disa gazetarëve të mediave në vend.

Në këtë listë përfshihen Filip Çakuli, Sokol Balla, Andi Bushati dhe Mero Baze.

Gjithashtu komisioni ka kërkuar tabulatet telefonike të drejtorit të Policisë së Shtetit dhe dy prokurorëve.

Më 1 shkurt është vendosur të dëgjohet në Komisionin Hetimor, ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha.

Ndërkohë që në komision do të dëgjohen edhe presidenti i Republikës, prokurorja e përgjithshme, drejtori i SHISH-it, komandanti i Gardës së Republikës dhe kryetarja e Kuvendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›