Berisha me grupin amerikan “SIVA Partners” projekt në turizëm
TIRANË- Kryeministri Berisha priti sot përfaqesues të grupit amerikan “SIVA Partners”, të kryesuar nga z. Simon Elyakim, president i këtij grupi.
Amerikanët i prezantuan kreut të qeverisë shqiptare një projekt të madh në fushën e turizmit dhe argëtimit të quajtur “The Millennium Casino & Resort”. Projekti ka vlerë 2 miliardë dollarë dhe konsiston në ndërtimin e një resorti turistik me vila dhe hotele, fusha tenisi, golfi dhe Casino.
Investitorët e huaj thanë se kishin zgjedhur Shqipërinë për shkak të klimës tërheqëse të biznesit, gjeografisë dhe klimës tërheqëse për turistët. Zoti Elyakim i prezantoi Kryeministrit Berisha portofolin e interesave të Grupit për investime në Shqipëri në fushat e infrastrukturës, në rrugë, hekurudha, ku përfshihet edhe hekurudha Shqipëri – Kosovë, si dhe vepra të tjera si tunele, porte, në fushën e hidrokarbureve, përfshirë edhe privatizimin e Albpetrol, etj. Interesi i Grupit përmblidhte edhe ndërtimin e Tram-it të Tiranës.
Berisha i njohur investitoret me potencialet konkrete investuese të Shqipërisë në shumë fusha, si në atë të infrastrukturës; rrugë, porte, etj, në fushën e energjisë së rinovueshme, hidrocentrale, impiante ere në hekurudha, etj.
(el.me/news24/BalkanWeb)