Liberalizimi i vizave, Fajon: Kosova ta rrëmbejë këtë mundësi
Bruksel- Nisja e dialogut të Bashkimit Europian me Kosovën, për procesin e liberalizimit të vizave, është përshëndetur nga eurodeputetja Tanja Fajon.
Eurodeputetja sllovene, Fajon përmes një deklarate për shtyp ka deklaruar se ky fakt është një lajm i mrekullueshëm, pasi tashmë për Kosovën ka ardhur momenti të fitojë nga ky rast që iu dha.
“Ky është një lajm i mrekullueshëm për qytetarët e Kosovës, të cilët janë të vetmit në Ballkan të izoluar jashtë murit të vizave. Njerëzit e meritojnë këtë privilegj për të udhëtuar pa viza, sapo qeveria të përmbushe kriteret e nevojshme. Tani ka ardhur koha që të rrëmbehet kjo mundësi”- tha eurodeputetja sllovene.
Ndëkaq Fajon ka shtuar se autoritet e Kosovës duhet të bashkojnë përpjekjet për të siguruar që procesi të garantojë zbatimin e kritereve për marrjen e Udhërrëfyesit në fazen tjetër. Sipas eurodeputetës sllovene qeveria e Kosovës luan një rol thelbesor në këtë proces.
“Ka rëndesi të jashtëzakonshme për qytetarët e Kosovës që autoritetet përgjegjëse të mbledhin të gjitha përpjekjet e tyre për të arritur progres konkret në zbatimin e reformave të domosdoshme që garantojnë sigurinë dokumenteve të udhëtimit, të sigurojnë kufijtë, rendin publik dhe të forcojnë luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.- tha Fajon.
Shkrime të tjera me interes:
- Rikthimi i vizave, Fajon: Rrezikohet edhe Ballkani Perëndimor Bruksel- Anëtarja e Komitetit të PE-së, Tanja Fajon ka deklaruar...
- Fajon: Në shqipëri, vetëm dy media të pavarura Tiranë- Eurodeputetja Tania Fajon ka deklaruar se media në Shqipëri...
- Kosovë, liberalizimi i vizave. Malmstrom: Dialogu nis së shpejti Në muajt e ardhëshëm do të nisë dialogu me Kosovën...