E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, lihet në burg 22-vjeçari, vrau tre të mitur në aksident

FIER – Gjykata e Fierit la në burg dje autorin e dyshuar të aksidentit që ndodhi mbrëmjen e së hënës, ku mbetën të vdekur tre të mitur. Fatjon Habilaj, 22-vjeç, akuzohet për veprat penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, largim nga vendi i aksidentit, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe drejtim të mjetit pa leje qarkullimi. I arrestuari nuk ka pranuar të deponojë para trupit gjykues për rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë. Ndërsa avokati mbrojtës kërkoi që ndaj tij të vendoset masa e sigurisë detyrim paraqitjeje. Sipas tij, aksidenti kishte qenë i pavullnetshëm dhe se i riu ka qenë i ngarkuar emocionalisht. Prokuroria kërkoi masën e sigurisë arrest në burg pa afat, duke theksuar faktin se i dyshuari është larguar nga vendi i aksidentit, si dhe ka tentuar të fshehë provat. Pasi gjyqtarët janë njohur me pretendimet e të dyja palëve, kanë pranuar si të drejtë kërkesën e Prokurorisë. Dy fëmijë, 12 dhe 15 vjeç e një adoleshent 17-vjeçar mbetën të vdekur, pasi janë përplasur nga Fatjon Habilaj, i cili drejtonte një fuoristradë me targa AA 810 CI. Viktima e parë ishte t janë adoleshenti G. Shkrela, banues në fshatin Zhupan të rrethit Fier, i cili në momentin e ngjarjes, mendohet se po drejtonte një motoçikletë. Po ashtu, rreth 15-20 metra larg vendit ku ndodhi aksidenti janë gjetur të vdekur edhe dy fëmijë me iniciale A. Kola, 15 vjeç dhe A. Malaj, 12 vjeç, banues në fshatin Drizë. m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›