Berisha më ofroi para për ardhur në shtëpi, gjobitet vëllai i Hekuran Dedës
Tiranë- Gjykata e Tiranës ka dënuar me një milionë lekë vëllanë e Hekuran Dedës, një nga viktimat e 21 janarit, pasi është shpallur fajtor për shpifje.
Vendimi erdhi sepse Hilmi Deda deklaroi në media se Fatos Skeja, një nga truprojat e kryeministrit, i kishte ofruar para në mënyrë që Berisha të shkonte në shtëpinë e tij pas vdekjes së të vëllait.
Vetë gardisti e cilësoi si të pa vërtetë deklaratën e tij dhe bëri padi në gjykatë.
Trupi gjykues e shpalli atë fajtor për shpifje dhe tani do të duhet të paguajë një gjobë prejn një milionë lekë, ndërkohë që vetë Skeja kishte kërkuar një dëmshpërblim prej 20 mln lekë.