E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanunin mbërrin edhe në Zvicër, shqiptari vret grua se e tradhëtoi

policiaZvicër- Jehona e Kanunit është përhapur edhe në Zvicër, pasi një shqiptar ka vrarë bashkëshorten sepsë e ka tradhërttuar me një shtetas turk.

Sipas agjencisë së lajmeve INA shqiptari nga Kosova ka dal sot para një gjykate në Sankt Gallen në Zvicër, ku për dy orë foli se përse kishte vendosur ta vriste gruan e tij, që sipas tij, i rrënoi tërë jetën.

Fajet i ka bashkëshortja ime! Sikur ajo të mos kalonte me turkun, me siguri se ajo sot do ishte në jetë. Ju si gjykatë duhet të dënoni edhe turkun sepse edhe ai ka faj, pasi ka fjetur me gruan time që e kisha të kurorëzuar. Ndoshta jam edhe unë fajtor, por faji im është i vogël, sepse gruaja ime dhe dashnori i saj turk më kanë shkatërruar jetën!- ishin fjalët e emigrantit nga Kosova, Rrahman.H.

INA shkruan se ai ka theksuar se Kanuni shqiptar i ka lejuar të drejtën për vrasjen e gruas dhe se ka vepruar sipas këtij kodi. Por, nga ana tjetër, prokuroria zvicerane ka hedhur poshtë këto pretendime, duke bërë të ditur se kjo vepër vrasje nuk ka të bëjë me kanun apo kode të tilla.

Pas dy orësh, dita e parë e procesit kundër kosovarit ka përfunduar dhe prokuroria shpjegon se nesër do vazhdoj më tutje me procesin ndaj kosovarit. Prokuroria kërkon 19 vite burg për veprën e bërë. Emigranti 44 vjeçar nga një fshat i Suharekës gjatë kohë po jetonte me familjen në Zvicër.

Ai dy vite më parë kishte hetuar se gruaja e tij po çonte dashuri me një emigrant turk në qytetin St.Gallen, ku po jetonin. Ai nga xhelozia një ditë vendosi që të vrasë gruan

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›