E Diel, 1 Nëntor 2026

Telenovela Dritan Dajti, 5 muaj pezullim license për avokatin Hadëraj

dritan-dajtiTiranë- Pas qindra seancash të shtyra në dyert e gjykatës, vetëm sot kanë ardhur ndëshkimet e para për avokatët që nuk duan të mbrojnë Dritan Dajtin.

Komiteti i Disiplinës i Avokatisë ka vendosur që ti pezullojë për pesë muaj licensën avokatit Asaf Hadëraj, i cili nuk është paraqitur në seancat ku gjykohej personi që vrau katër policë.
Vetë avokati ka reaguar duke thënë se vendimin do ta ankimojë, ndërsa theksooi se kjo bëhet që Komiteti të mbulojë shkeljet që ka bërë.

Kërkesa në Komitetin e Avokatisë u bë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila ka kërkuar masë disiplinore për 42 avokatë.

Në kushtet kur procesi ndaj të pandehurit Dritan Dajti vazhdon të mbetet i bllokuar për shkak se asnjë avokat nuk merr përsipër mbrojtjen dhe kur kanë dështuar përpjekjet për ta zhvilluar gjyqin pa avokat, Gjykata e Krimeve të Rënda ka njoftuar publikisht javën që shkoi gjetjen e një tjetër zgjidhjeje.

Sipas një njoftimi për mediat, Gjykata e Krimeve të Rënda sugjeron hedhjen e nje shorti publik, ku në listën me gati 90 avokatë që ndodhen si avokate kryesisht, të hidhet shorti se kujt do t’i bjerë në mënyrë rastësore dosja Dajti”. Gjykata e Krimëve të Rënda shprehen se në kushtet e pamundësisë për të bërë të mundur prezencën e një mbrojtësi në seancë dhe për të zhbllokuar këtë situatë gjykata propozon organizimin e një shorti publik nga Dhoma e Avokatisë së Tiranës nën drejtimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë, në bashkëpunim me këtë gjykatë. Ky propozim i është dërguar për dijeni edhe Ministrisë së Drejtësisë dhe KLD-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›