Berisha me të rinjtë në pub, i uron Kombëtares fitore
TIRANË- Kryeministri i vendit Sali Berisha mori pjesë në mbrëmjen gala të rinjve Tirana Teens të roganizuar në një nga pub-et e kryeqytetit. Berisha i cili shoqërohej në këtë aktivitet nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Luzim Basha, gjatë fjalës së tij përshëndeti të rinjtë për këtë nismë teksa i uroi fitore dhe Kombëtares shqiptare, e cila luan nesër ndaj Norvegjisë.
“Dua të shpreh admirimin tim të pakufishëm për të gjithë ju që për me së një muaj rrjesht ndoqët garën më të fuqishëm që kryeqyteti ka njohur në tërë historinë ë tij. Gara është ajo ku shkëlqejnë aftësitë intelektuale fizike të njeriut. Dua të shpreh admirim tim për të gjithë ju të ri dhe te reja, guximtarë se të gjithë ata që kanë guxim ata ndjekin gare. Guximi është themel i cdo suksesi, gjithnjë fitojnë vetëm ata që guxojnë. Urimet ja bëmë njeri-tjetrit, tani gjithë së bashku kombëtares tanë dhe kapitenit Lorik Cana dhe të gjithë ekipit që udhëheq dhe drejton, fitore”, u shpreh Berisha, pasi i dha gjimnazit ‘Ismail Qemali” si shkolla më e miër në art dhe sport.
Tirana Teens është një projekt ambicioz që zhvillohet për të parën herë, për të rinjtë e kryeqytetit. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Këshillin Bashkiak Rinor, ka iniciuar dhe mbështetur projektet sportive dhe artistike në çdo njërën nga 24 shkollat e mesme te Tiranës, ku qindra të rinj u investuan në projektet e tyre artistike dhe për herë të parë secila shkolle realizoi sfidën të ndërtoje dhe realizojë një spektakël muzikor tërësisht mbi baza profesionale. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me drejtorinë Arsimore të Tiranës, vuri në dispozicion grupe artistesh të rinj profesionistë të sapo diplomuar, për të drejtuar dhe përçuar në çdo shkolle, frymën dhe rëndësinë e profesionalizmit në realizimin e një projekti artistik të përbashkët dhe të ndërtuar tërësisht si fryt i punës në grup.
Gjithashtu, qindra të rinj të tjerë u angazhuan në kampionatet sportive në pesë sporte të ndryshme, meshkuj dhe femra, gara finale e të cilave u zhvillua ditët e fundit në Universitetin e Sporteve.
Në mbrëmjen gala u shpallen:
1. Volejbollisti më i mirë,
2. Volejbollistja më e mirë,
3. Basketbollisti më i mirë,
4. Basketbollistja më e mirë,
5. Futbollisti më i mirë,
6. Aktorja më e mirë,
7. Këngëtarja më e mirë,
8. Balerina më e mirë,
9. Shkolla më e mirë në Sport,
10. Shkolla më e mirë në Art,
11. Shkolla më e mirë në Art & Sport.
(e.m/BalkanWeb)