E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha merr "ok" nga OKB per centralin berthamor

F.Mejdini

Presidenti i Pergjithshem i Asamblese se Kombeve te Bashkuara, Srgjan Kerim, inkurajoi diten e djeshme idene e Kryeministrit Berisha per ndertimin e nje centrali berthamor ne Shqiperi per sigurimin e energjise elektrike. Pas nje takimi qe perfaqesuesi i larte i OKB-se, Kerim zhvilloi me Kryeministrin Berisha, ai theksoi se Shqiperia ka te drejten te siguroj energjine e saj elektrike me te gjitha menyrat qe mund te perdoren.

"Cdo lloj burimi energjie qe Shqiperia vendos te zhvilloje, qe mund te jete energji diellore, energjia e eres, energjia nukleare, etj, eshte nje vendimi me se i drejte. Ne duhet ta mbeshtesim se bashku dhe jo ta luftojme ate", deklaroi presidenti i Pergjithshem i Asamblese te KE-se ne konferencen per shtyp. Sipas Kerim, nje vend si Shqiperia kishte te drejten te zhvillohej dhe ndonese ambienti mund te ndotej. "Nuk do te thote qe se ruajtja e ambientit te pengoje zhvillimin ekonomik te nje vendi", deklaroi perfaqesuesi i larte i OKB-se. Nga ana tjeter, ne konference Kryeministri Berisha shpjegoi edhe qendrimin e tij ne lidhje me ndertimin e nje centrali berthamor per sigurimin e energjise elektrike. Sipas Berishes, kishte dy opsione per ngritjen e ketij centrali, i pari lidhet me bashkepunimin me nje nga qeverite e vendeve fqinje dhe i dyti, lidhet me ndertimin e centralit ne Shqiperi nga investitore te huaj. "Rikthimi i mikut tim Berluskoni ne pushtet ne Itali ka rikthyer edhe qendrimin pro nuklear. Dhe une mirepres cdo bashkepunim me qeverine italiane ne kete fushe. Ne rast se qeverite nuk jane te interesuara qeveria shqiptare nuk mendoj se do ta ndermarre me buxhetin e saj iniciativen per ndertimin e termocentralit nuklear", deklaroi Berisha ne lidhje me projektin per centralin. Ne fjalen e tij perfaqesuesi i larte i OKB-se vleresoi edhe progresin qe Shqiperia bere dhe luften kunder korrupsionit. "Menyra me e mire per te forcuar institucionet dhe shtetin ligjor, eshte lufta kunder korrupsionit dhe ne kemi rende dakord me Kryeministrin Berisha se per te luftuar korrupsionin nuk vepron vetem sistemi i drejtesise, por edhe zhvillimi i teresishem i ekonomise", deklaroi Kerim ne fjalen e tij.

Kryeministri, takim per investimet ne Shqiperi

Kryeministri Berisha priti diten e djeshme perfaqesues te biznesit dhe investitore te huaj, te cilet i paraqiten edhe planet e tyre per te investuar ne Shqiperi. Kompania amerikane AES i eshte bashkuar grupit zviceran ASG si partner i rendesishem ne ndertimin e impiantit te gazit te lenget, LNG me kapacitet prodhues 1400 megavat dhe me vendndodhje ne Porto Romano, Durres. Po dje, Kryeministri Berisha priti ne nje takim perfaqesuesit e kompanise italiane CSI-Piemonte. Kjo kompani shprehu interes per te zbatuar nje projekt per sistemin informatik ne qendrat spitalore ne Shqiperi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›