E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vapa, dy viktimat ne Tirane e Elbasan

Dy persona kane humbur jeten nje dite me pare, si pasoje e temperaturave te larta qe kane "pushtuar" vendin tone, ditet e fundit. Keshtu, nje i moshuar, ka nderruar jete pasi ka rene viktime e nje ataku ne zemer ne nje prej lokaleve ne Tirane, nderkohe qe nje tjeter person ka humbur jeten dje, ne qytetin e Elbasanit. Burime nga policia e kryeqytetit ka bere te ditur se Selim Haxhia, 62 vjec, ka humbur jeten ne lokal, pas dy infarkteve te njepasnjeshme. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme ne ambientet e lulishtes se nje lokali ne Tirane, kur Haxhiaj eshte goditur nga infarktet. Sipas familjareve, Haxhiaj nuk vuante nga semundjet e zemres, por kurohej per tensionin. Nderkaq, brenda pak sekondash, ka vdekur brenda ne autobus, dyshohet ataku kardiak per shkak te hipertermise. Qytetari me inicialet P. D., 47 vjec, me banim ne lagjen numer 2, ne Cerrik ka gjetur vdekjen e menjehershme, ndersa ishte duke udhetuar ne autobus. Ngjarja ndodhi ne oren 13:40 minuta ne autobusin me targe EL 3905 B ne pronesi te G. D.

URGJENCAT

Rreth 300 paciente i drejtohen cdo dite qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza", pikerisht urgjencave per te marre ndihmen e pare mjekesore pas pasojave te vapes. Problemet, te cilat jane shfaqur kane qene te ndryshme, por, sipas mjekeve, dominojne ato kardiake, infektive dhe semundshmeria te femijet e vegjel. Sipas te dhenave nga mjeket e QSUT-se rreth 150 paciente te vegjel i drejtohen urgjences se pediatrise, 50 deri ne 70 paciente ne ate infektivit dhe deri ne 100 paciente kerkojne ndihmen e mjekeve kardiologe. Por keta te fundit, pervec numrit te madh te pacienteve kerkojne marrjen e masave per sigurimin e kushteve. "Tek urgjenca e kardiologjise ka nje fluks te madh te pacienteve gjate ketyre diteve e ndikuar kjo edhe nga temperaturat e larta qe kane perfshire vendin tone. Problemi ne pavijonin tone eshte mungesa e vendeve, sepse pervec rasteve te kryeqytetit jane edhe prurjet nga rrethet", eshte shprehur shefi i urgjences kardiologjike, Edmond Zaimi. Sipas tij, ende vazhdon qe te mos zbatohet sistemi i referimit dhe ky pavijon te perballet 70 deri 100 paciente dhe urgjenca ne dite. Fluks pacientesh me probleme qe shkaktohen nga temperaturat e larta ka edhe ne dy pavijonet e tjera te QSUT-se, pikerisht ne ate te pediatrise dhe ate te infektivit. Sipas mjekeve infeksioniste, me rritjen e temperaturave ka ardhur edhe shtimi i menjehershem i pacienteve, te cilet shfaqin probleme, kryesisht helmime te shkaktuara nga ushqimet e lena ne temperatura te larta. "Gjate javes se fundit ka pasur nje dyfishim te rasteve, te cilet kerkojne ndihme mjekesore. Pervec atyre qe trajtohen ne urgjencen e Tiranes, edhe ne jemi duke trajtuar paciente me helmime, probleme gastro-intensilane apo te vjella qe shkaktohen kryesisht nga ushqimi", ka pohuar mjekja infeksioniste, Klodiana Shkurti.

Sot, temperaturat ulen 4 grade

Duke filluar nga dita e sotme, temperaturat do te ulen me kater grade celsius, qe do te thote se ne vendet e uleta shifrat maksimale qe pritet te shenohen do te jene 29 grade. Nderkohe qe gjate dites se neserme pritet nje tjeter renie e temperaturave prej dy gradeve. Po ne te njejten dite, ne Shqiperine e Mesme priten edhe vranesira, por pa reshje shiu. Sipas te dhenave te sinoptikaneve, gjate dites se djeshme temperatura me e larte eshte shtenuar ne qytetin e Elbasanit me 34.1 grade celsius. Po keshtu temperatura te larta, mbi 30 grade jane shenuar edh ne Cerrik, Tirane, Koplik, Durres e Vlore. Kurse qytetet me te fresketa kane qene Bulqiza, Erseka dhe Pogradeci, qe kane shenuar edhe temperaturat me te uleta prej 29 gradesh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›