E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit

Gjatë kësaj vizite kryeministri Berisha, i cili do të shoqërohet edhe nga zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, do të ketë një agjendë të ngjeshur me takime bilaterale me udhëheqës botërore dhe personalitete të rëndësishme botërorë.

Gjithashtu, Berisha do të bëjë një përshëndetje në “Millenium Challenge Corporation”, si dhe do të jetë i ftuar në Samitin mbi Ndryshimet Klimaterike. Kryeministri do të jetë referuesi kryesor në Samitin “Global Creative Leadership”, në panelin mbi edukimin dhe impaktin e teknologjisë dixhitale në edukim.

Kryeministri Berisha dhe zonja Berisha do të jenë në mesin e shumë liderëve të tjerë të botës, kryetarë të delegacioneve pjesëmarrëse në Sesionin e 64-t të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, të cilët do të priten në një mbrëmje gala nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, në “Metropolitan Museum of Arts”.

Gjatë vizitës së tij në SHBA, Berisha do të zhvillojë takime edhe me komunitetin e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që japin një kontribut të çmuar në jetën dhe politikën e vendit.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›